TIRANE - Ish të burgorusit politikë, shok dhe bashkëvuajtës me Lirak Bejkon në grevën e urisë që zgjati një muaj zhvilluan sot paradite homazhe në familjen e 47 vjeçarit. Duke bërë përgjegjës kryeministrin Berisha për vetëflijimin e Lirak Bejkos ata i kërkojnë Institutit të ish të burgosurve politikë të hapë dyert për të zhvilluar homazhet ditën kur trupi i pajetë të vijë në atdhe. Sipas Skënder Tufës arkivoli i Lirak Bejkos pritet të mbërrijë në Tiranë të martën, më 6 nëntor. Ish të burgosurit politikë thonë se greva nuk ka mbaruar madje Kollçaku thotë se kanë hedhur shortin për vetëflijim në mbrojtje të të drejtave të tyre.
Homazhet u zhvilluan në banesën ku jetonte e ëma dhe i vëllai i Bejkos në Laprakë, ndërsa banesa e Bejkos përballë shkollës "Sami Frashëri" ishte e mbyllur.
47 vjeçari Lirak Bejko ndërroi jetë dje paradite në spitalin e Barit 20 ditë pas vetëdjegies me benzinë në shenjë proteste ndaj indiferencës së qeverisë për të mos dialoguar me grevistët për plotësimin e kërkesave të tyre. Gruaja e Lirak Bejkos nuk mundi të shkojë në Bari, për t’i qëndruar pranë bashkëshortit në momentet e fundit pasi nuk kishte para për udhëtimin. Familja prej 5 anëtarësh, mes tyre 3 fëmijë, më e madhja 12 vjeçe.
TOTOZANI: HIDHERIM PER HUMBJEN TRAGJIKE
Ora 17:10 Avokati i Popullit, Igli Totozani, përmes një deklarate për shtyp, i ka shprehur ngushëllimet për “fundin tragjik të jetës” së Lirak Bejkos familjes së tij. “Avokati i Popullit mësoi për ndarjen e parakohëshme nga jeta të zotit Lirak Bejko, pas një periudhe trajtimi shëndetësor ndaj plagëve të marra nga një akt dëshpërimi vetëflijues”, lexohet në deklaratën për shtyp.
“Avokati i Popullit shpreh dhimbje dhe trishtim për këtë fund tragjik të jetës së këtij qytetari dhe në të njëjtën kohë i shpreh familjes së tij, vajzave, nënës dhe bashkëshortes ndjenjat e solidaritetit njerëzor në këtë moment të vështirë të kësaj humbjeje të madhe për ta”, përfundon deklarata e Avokatit të Popullit, Igli Totozani.
TE PERNDJEKURIT HOMAZHE TE ISH-VENDI I GREVES
Ora 16:30 Një grup ish-të përndjekurish politikë kryen homazhe pasditen e sotme në nderim të grevistit Lirak Bejko pranë vendit ku ishte gritur çadra e grevës së urisë, pjesë e të cilës ishte edhe vetë ai deri në momentin kur nga dëshpërimi i vuri zjarrin vetes. Pjesëmarrësit ndezën disa qirinj dhe vendosën një buqetë me lule.
Në emër të ish-të përndjekurve, Skënder Tufa, akuzoi Qeverinë si përgjegjëse për vdekjen e Bejkos ndërsa e quajti Kryeministrin Sali Berisha një diktator. Tufa tha Lirak Bejko është një hero i demokracisë dhe pohoi se nderimet për të do të zhvillohen në ambientet e Institutit të të Përndjekurve, edhe me forcë nëse do të jetë nevoja.
Ish-të përndjekurit politikë, gjatë homazheve të zhvilluara pasditen e sotme, kërkuan që kthimi i trupit të Lirak Bejkos nga Italia ku ishte dërguar për kurim, të mos kryhet nga qeveria.
KURT KOLA: INSTITUTI TE HAPE DYERT OSE DO I THYEJME
Ora 13: 00 Kreu i ish-të përndjekurve politikë, Kurt Kola akuzoi kryeministrin si fajtor dhe i bëri thirrje Institutit të Përndjekurve Politikë të hapin dyert për të zhvilluar homazhet. “Berisha vret qytetarët si Gadafi në Libi nuk do t'ia dijë se po digjen njerëzit si në mesjetë. ... Instituti i të përndjekurve të na lëshojë godinën për të bërë mortin e martirit Bejko. Nëse nuk na lejojnë do ta thyejmë derën e asaj godine”

Ish-të përndjekurit homazhe tek shtëpia e Lirak Bejkos
KOLLCAKU: KEMI HEDHUR SHORTIN PER VETEFLIJIM
Ora 11: 17 Pas homazheve në familjen e Lirak Bejkos, Agim Kollçaku një prej ish grevistëve të urisë, e cila u mbyll më 22 tetor, deklaroi sot se është hedhur shorti për vetëflijim. ” Greva sa ka filluar dhe ne do të flijohemi sic kemi hedh edhe shortin dhe do të vdesim për të drejtat tona.”

në foto Agim Kollcaku
ISH TE BURGOSURIT POLITIK HOMAZHE, TUFA: BERISHA PERGJEGJES
Ora 11: 14 Shokë dhe bashkëvuajtës në grevën e urisë zhvilluan sot paradite homazhe në familjen e Lirak Bejkos. Ata akuzojnë kryeministrin si përgjegjës të vetëflijimit të Lirak Bejkos. “Sali Berisha ne të drejtojmë gishtin. Ti je përgjejgjës i vdekjes së Bejkos por dhe e Remzi Hoxhës, krimit në Gërdec, vrasjeve të 21 janarit. Shqiptarët vonojnë por nuk harrojnë”- tha Tufa. Ai saktësoi se trupi i Lirak Bejkos pritet të kthehet në Atdhe të martën.
/Shqiptarja.com

Grevisti ndërroi jetë dje në spitalin e Barit