Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e biznesmenit italian Massimo Ferro.
Çështja po hetohet nga prokurori Florian Boriçi, i cili ka sekuestruar kartelat mjekësore dhe ka kryer veprime të tjera hetimore, ndërkohë është në pritje të autopsisë së Institutit të Mjekësisë Ligjore shqiptare.
Ngjarja ndodhi më 22 dhjetor 2025 në QSUT, ku 55-vjeçari ndërroi jetë pas operacionit në stomak për humbje peshe, në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë.
Paralelisht, hetime po zhvillohen dhe në Itali, ndërkohë që familjarët e biznesmenit kanë përfaqësues ligjorë për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Ata pretendojnë se biznesmenit nuk iu bënë analizat dhe kontrollet paraprake përpara se të futej në sallën e operacionit, teksa ngulin këmbë për drejtësi.
Komente








