Vdekja e Deharit, shkak asfiksia 
dhe problemet me frymëmarrjen

Vdekja e Deharit, shkak asfiksia <br />dhe problemet me frymëmarrjen
Ka përfunduar autopsia paraprake për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes në burg të aktivistit të lëvizjes "Vetëvendosja", Astrit Dehari.

Asfiksia nga mungesa e oksigjenit dhe pengesat në frymëmarrje janë dyshimet e para ka thënë prokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha.

Ai u shpreh se rezultatet e fundit të analizave të autopësisë do të hedhin dritë mbi gjithë këtë ngjarje.

“Ende nuk i kemi rezultatet përfundimtare. Këto janë mendimet paraprake. Mendojmë që personi ka pasë mungesë të oksigjenit. Ekspertiza e fundit, ekspertiza u krye me ekspert të propozuar nga familja”, ka thënë Hoxha.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se te i ndjeri ka pasur një gërrvishje në fyt dhe në byzylyk të dorës.Deri tani sipas Hoxhës, nuk ka të dyshuar për rastin.
Syla ka mohuar se Dehari ka përdorur medikamente. Ai ka thënë se gërvishtjet në fyt dhe duar janë duke u analizuar.

“Sipas dëshmitarëve nuk ka pasur kuti apo ndonjë ilaç në dhomën ku ka qëndruar Dehari. Dëshmitarët e rastit kanë dhënë se Dehari nuk ka përdorur ilaçe. Edhe rezultatet e obudksionit nuk kanë treguar se Dehari ka marrë ilaçe”, ka thënë Hoxha.

Astrit Dehari ka ndërruar jetë të shtunën ndërsa ishte duke u mbajtur në paraburgim prej 67 ditësh nën dyshimin se ishte i përfshirë në një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy

U shpall në kërkim në Kosovë pas një sherri, arrestohet në Lezhë reperi Noizy