PRISHTINE - Vdekja e Dino Asanaj në Kosovë do hetohet nga FBI. Një ekip i Policisë Federale Amerikane ka mbërritur në Kosovë për të hetuar vdekjen e ish Shefit të Agjëncisë Kosovare të Privatizimit.

Ekspertët amerikanë ishin në Departamentin për Mjekësi Ligjore dhe nga aty kanë marrë raportin e autopsisë, prova dhe ekzaminime të tjera në lidhje me rastin. Ambasada amerikane konfirmon se hetuesit në fjalë janë në Kosovë dhe janë duke kryer punën konform kërkesës që u është bërë`, kanë konfirmuar për shqiptarja.com, zyrtarë pranë Ambasadës së SHBA-së.
Konkluzionet përfundimtarë të ekspertëve amerikane do sqarojnë edhe misterin e vdekjes së ish shefit të Privatizimeve në Kosovë për të cilin fillimisht u tha se ishte masakruar me thikë dhe më pas doli versioni tjetër se mund të jetë vetëvrarë.

(ns/rg/shqiptarja.com)