TIRANË - Dy ditë pas aksidentit tragjik ku humbi jetën djali 11 vjeçar i zv.ministrit Avenir Peka numri i të arrestuarve si dhe përgjegjës për mos respektim e sigurisë teknike dhe mbrojtjes në rrugë shkon në 5.

Policia e Tiranës bënë me dije se në pranga pas shkaktares së aksidentit shoferes së dehur Uarda Çota janë arrestuar dhe Ylber Koçi specialist teknik në kompaninë Triss që kryen punimet në aksin ku ndodhi përplasja e mjeteve, Ismajl Ahmeti administrator dhe zbatues i Triss, Shpëtim Emiri drejtues teknik i punimeve si dhe Gëzim Bimbli administrator dhe drejtues teknik i firmës “Albegis & Co”.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se arrestimi i 4 personave është bërë nën akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë në bashkëpunim. 
Me tej sqaron grupi hetimor nga këqyrje e vendngjarjes të aksidentit ku humbi jetën i mituri R.Peka ka rezultuar se mungonte sinjalistika në aksin ku kryheshin punime paçka se firmat kanë marrë paratë nga shteti të kontraktuara për ndërtimin e nënkalimit.

Autmojeti në të cilin udhëtonte familja Peka mbrëmjen e 29 dhjetorit u përfshi në një aksident pasi u godit nga pas nga mjeti Mercedez Benc drejtuar nga shtetasja  Uarda Çota, e cila pas hetimeve paraprake rezultoi në gjendje të alkoolizuar me 08% alkol dhe në tejkalim të shpejtësisë teksa udhëtonte me 160 km/h.

Këta shtetas me urdhër të prokurorisë së Tiranës do të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tyre, ku për aksidentin e shkaktuar me pasojë vdekjen ndaj tyre është kërkuar arrest me burg.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)