Për humbjen e jetëve të dy minatorëve një ditë më parë pasi u shemb një galeri kromi në Tropojë, është arrestuar drejtuesi teknik i subjekti. Në pranga u vu 45-vjeçari Adriatik Rexha, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.
45-vjeçari akuzohet se për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, humbën jetën dy minatorët 41-vjeçari Adil Dautaj dhe 43-vjeçari Afrim Zhutaj nga Kepeneku.
Ditën e djeshme një galeri e një miniere kromi në fshatin Lajthizë është shembur dhe për pasojë kanë humbur jetën dy minatorë, ndërsa 4 të tjerë u arritën të nxirreshin gjallë. Trupat e pajetë të dy minatorëve u nxorën nga galeria e shembur, pas disa orësh kërkimesh nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Shembja e galerisë ndodhi në mbi 1000 metra thellësi.
Galeria e shembur e kromit në Tropojë është në pronësi të kompanisë 'Vëllazëria minerals Albania' me pronar Marian Dedën. Kjo kompania është regjistruar në 2012 dhe ka si objekt pune çfarëdolloj veprimtarie ne fushën e aktivitetin te mineraleve, që nga eksplorimi, shfrytëzimi, shpimi i minierave dhe punimin e mineraleve.
Jo vetem drejtuesi teknik por dhe ata qe i kane dhene lejen te punoje ne ato kushte mizerje , kushdo qe ka hedhur firmen duhet te kalbet ne burg dhe tju sekuestrohen pronat dhe gjithe pasuria ti kaloje femijeve te viktimave , vetem keshtu behet ky vend !
Përgjigju