Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një galeri e një miniere kromi në fshatin Lajthizë është shembur dhe për pasojë kanë humbur jetën dy minatorë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga shembja e galerisë mbetën të bllokuar 6 minatorë, ku 4 prej të cilëve u arritën të nxirreshin të gjallë.

Trupat e pajetë të dy minatorëve janë nxjerrë nga galeria e shembur, pas disa orësh kërkimesh nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Shembja e galerisë ka ndodhur në mbi 1000 metra thellësi.

Minatorët që hubën jetën janë 41-vjeçari Adil Dautaj, banues në Tropojë dhe 43-vjeçari Afrim Zhutaj nga Kepeneku. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 11:55, teksa 6 minatorët kanë qenë duke punuar brenda. Zhutaj ishte baba i 3 fëmijëve, ndërsa Dauti ka 2 fëmijë.

Galeria e shembur e kromit në Tropojë është në pronësi të kompanisë 'Vëllazëria minerals Albania'me pronar Marian Dedën. Kjo kompania është regjistruar në 2012 dhe ka si objekt pune çfarëdolloj veprimtarie ne fushën e aktivitetin te mineraleve, që nga eksplorimi, shfrytëzimi, shpimi i minierave dhe punimin e mineraleve.

1647705565_AFRIMZHUTAJ.jpg

Afrim Zhutaj  një nga minatorët

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:56
Mbeti i bllokuar në minierë, nxirret i pajetë minatori tjetër në Tropojë

Është nxjerrë i pajetë edhe trupi i minatorit të dytë që mbeti i bllokuar pas shembjes së galerisë së kromit në Tropojë. Afrim Zhutaj nga Kepeneku 43 vjeç, është nxjerrë i vdekur nga galeria.

Ora 14:13
Zbulohet identiteti i minatorit që humbi jetën

Adil Dautaj është minatori që ka ndërruar jetë për shkak të se mbeti i bllokuar pas shembjes së galerisë së kromit në një minierë në Lajthizë në Tropojë. 41-vjeçari u nxor i pajetë nga galeria e kromit.

Ora 13:51
Shembet galeria e kromit në Tropojë, humb jetën një minator, i bllokuar një tjetër

Një minator ka humbur jetën dhe një tjetër është ende i bllokuar brenda galerisë së shembur të kromit në Tropojë.

Nga shembja e galerisë ka humbur jetën  minatori A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë.