TIRANE - Një vit më parë Prokuroria e Përgjithshme, i kërkoi qeverisë 15 milionë lekë të vjetra, me qëllim dhënien si fond financiar familjes së prokurorit të ndjerë Xhevat Hana që humbi jetën në 5 janar të vitit 2012 në një spital në Bergamo të Italisë. Por edhe pas një viti kjo shumë ende nuk është marrë nga anëtarët e familjes.

Prokuroria kishte mbledhur të gjitha faturat financiare, që të lehtësonte sadopak humbjen në familjen e prokurorit që kishte patur ndër duar dosjet më të mëdha të viteve të fundit. Por për djalin e ish-prokurorit, Rezart Hana, dhënia e parave tanimë nuk ka asnjë interes për familjen.

Qeveria ju bëri një premtim që do t’ju paguante shpenzimet e qëndrimit në spital dhe të shërbimit funeral për babain tuaj. A ju a kanë dhënë shumën e premtuar?
Që në ditët e para që është vijuar me premtimet e bëra nga ana e vetë shtetit për rimbursimet, shpenzimet kanë qenë të gjitha nga familja, nuk është se është bërë ndonjë rimbursim nga ana e shtetit.

Lexoni shkrimin e plotë të gazetës SHQIPTARJA.com (PDF) 6 janar, 2013

(eç/shqiptarja.com)