Olinto Olivotto, babai i 27-vjeçarit nga Katanja, i cili ndërroi jetë me datë 18 tetor në një "Universal Hospital Tirana", ku kurohej për kancerin në tru, ka hije të forta dyshimi për zbardhjen e shkaqeve të vërteta që i morën jetën djalit të tij. Sipas një e-maili që ai ka dërguar në redaksinë e "Shqiptarja.com", e cila prej tre ditësh po merret me këtë çështje, ai ngre disa pikëpyetje, pasi sipas tij nuk po veprohet drejt me rastin e të birit. Çështja e parë, për të cilën ai ka dyshime është fakti se përse është shtyrë autopsia e Lukas, ndërsa atij nuk i është dhënë një shpjegim për këtë.
"Unë nuk e di ende se për çfarë arsye u shty data e autopsisë, e cila ishte përcaktuar për më 20 tetor, dhe për të cilën më thirrën të jem i pranishëm, por më pas u shty për të hënën e kësaj jave", - pyet me të drejtë i ati i 27-vjeçarit. Ndërkohë që një tjetër pikëpyetje e madhe që ngre Olinto Olivotto është fakti, që sipas tij, nuk është gjendur kateteri, të cilën i biri e kishte në arterien e kofshës së djathtë, me anë të së cilës i injektohej doza e bikarbonatit të natriumit. Po ashtu Olivotto hedh hije të forta dyshimi edhe për arsyet se përse nuk është gjetur as kanula (është një rreth në formën e shiringës që ngulet në venë) që ai e kishte në krahun e djathtë, me të cilët i injektohej, po me anë të një shiringe tjetër, terapia përkatëse.
"Sipas mjekut ligjor në Shqipëri, - shkruan më tej në e-mail, babai i pacientit italian, Olinto Olivotto, - kateteri dhe kanula i janë hequr pacientit para së të bëhej autopsia pasi policia i donte si prova", - na thotë i ati i Luka Olivottos. Sipas tij, kjo nuk është një praktikë ligjore në Itali, ndaj ngre hije dyshime nëse kjo është e ligjshme edhe në vendin tonë. Ai bën apel që të këmbëngulet në zbardhjen e rastit të djalit të tij, pasi iu premtua 70 për qind sukses me anë të terapisë me sodë buke, dhe i paguan mjekut edhe 20 mijë euro.
Sa i përket palës shqiptare mësohet se në momentin kur ndodh një ngjarje, policia sekuestron të gjithë gjërat që i gjenden viktimës, si prova materiale. Në këtë rast, nuk përjashtohet as kanula apo kateteri që kishte 27-vjeçari italian në çastin kur ndërroi jetë dhe ku i bëheshin injeksionet. Mësohet se ata më pas dërgohen në laboratorët e specializuar për të analizuar përbërjen e tyre. Dhe në bazë të raportit specifik që do të sjellë laboratori do të merret vesh se çfarë lloj përbërje kishte terapia që i injektohej 27-vjeçarit, Luka Olivotto. Mësohet se kjo është arsyeja se përse ata nuk janë dërguar së bashku me trupin e viktimës, që pritet që ditën e nesërme t'i nënshtrohet autopsisë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Italia ia hoqi, Tirana i dha licencën Simonçinit