Miratimi me 96 vota të hapjes së plotë të dosjeve, që i çel rrugën edhe rivlerësimit të lidhjes së politikës me ish sigurimin e shtetit, për Sali Berishën është gjueti shtrigash. Berisha thotë se deputetët e PD që e votuan bënë një gabim shumë të madh.

Mungesën e tij për votmin e hapjes së plotë të dosjeve kreui Rithemelimit e ka ndërlidhur me ligjin e lustraionit i cili sipas tij, po kundërshtohet me krenari nga kreu i qeverisë Rama.

Pavarësisht se e cilësoi si të gabuar pajtimin e PS dh PD për miratimin e hapjeve të dosjeve, sërish Berisha ka kërkuar bashkim të plotë të Partisë Demokratike, por qoftë edhe për franksion, në mënyrë që të dalë në zgjedhjet vendore pa të njëjtin rezultat si 6 marsi.

‘Hapja e debatit për gjahun e shtrigave të Metës, se ajo për Metën është, atëherë ne menduam të kthejmë ligjin e lustracionit… Kjo është pritshmëria e ligjshme. Pikërisht këtë nuk pranon Rama dhe u zotua dhe i ra gjoksit se ajo kurrë nuk do të ndodhë. (…)

Rama po përdor dosjet për të krijuar një treg në të cilin ndodh një problematikë me të drejtat e njeriut. Se ti nuk ke të drejtë për dikë që s’ëhtë i interesuar. Kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër përveçse në Republikën e Hashashit.

(…)Unë mendoj se deputetët që votuan kanë bër ënjë gabim se para se at bënin duhet të njiheshin me tekstin. Gjykoj se ky tekst përbënte bazën më serioze më të domosdoshme për interest e tyre. Ideja se u hapën për herë të parë dosjet ëstë një skandal fund e krye është një mashtrim i madh.’- tha Berisha.

Berisha vijoi të mbante edhe sot të njëjtin qëndrim për vdekjen e Lear Kurtit, ku akuzon policinë e shtetit për vrasjen e qëllishme të tij. Përtej këtyre deklaratave, Berisha ka paralajmaëruar sërish protesta për të mposhtur të ashtuquajturin regjimin e Edi Ramës.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkuan votat mesnatën e kaluar për të votuar ndryshimet në ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, nismë e grupit parlamentar të PS, duke i hapur kështu rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Me 96 vota pro dhe 2 abstenim u shfuqizuan vendimet ekskluzive të komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Ajo që vihet re në dokumentet e votimit është fakti se askush nga Komisioni i Rithemelimit të Sali Berishës nuk ka marrë pjesë në votim, madje as Oerd Bylykbashi i cili ishte i pranishëm në Sallë. Kujtojmë se Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Negociatat për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhje, Berisha: Jam për një bashkim të plotë

 

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se është i gatshëm për një bashkim të Partisë Demokratike.

“Unë jam për një bashkim të plotë të PD-së. Ky grup i ka të hapura dyert, si për bashkim të plotë, si për fraksion. Ne kemi një nen, nenin që i lejon fraksionet. Nëse ky grup vendos të krijojë fraksion, nuk më merr leje mua, e ka statuti, e ka votuar kuvendi i PD. E them këtë për të qartësuar se rrugët janë plotësisht të hapura. Ka mendime të hapura se çfarë do zgjedhin dhe si do zgjedhin,” u shpreh Berisha.

Ora 12:31
VIDEOLAJM/ 'Gazetari' surprizon Berishën: Doktor, të kemi bërë një dhuratë! Pas disa vitesh do shitet 100 mijë euro

 

Në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, Berisha ka marrë surprizë me rastin e datëlindjes së tij një javë më parë një pikuturë. Dhuratën ja bëri një gazetar, i cili i tha se pas disa vitesh do të shitet me vlerë 100 mijë euro.

‘Kjo pikturë pas disa vitesh do shitet 100 mijë euro.’- tha gazetari.

Ai quhet Almer Toska, PD në zgjedhjet e fundit parlamentare e solli kandidat për deputet në zonën e tij të Roskovecit. 

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Almer Toska, ka bërë një deklarim skandaloz në rrjetin social ‘Facebook’ ku i fyen shqiptarët e Kosovës: “Kosovarët nuk janë shqiptarë. Janë turq të përzier me serb”.

Postimi i gazetarit të Berishës
Ora 12:23
Vdekja e Lear Kurtit, Berisha: Kriminelët me uniformë iu vërsulën dhe e çuan në Komisariat! Ia vendosën qesen e kokainës vetë në stomak

 

Berisha ka reaguar edhe njëherë për vdekjen e Leart Kurtit. Pavarësisht se sipas ekspertizës i riu në stomakun e tij u gjetën doza kokainë, Berisha i mbetet të njëjtit qëndrim se  vdekja e tij erdhi si pasojë e policëve.

‘Po kthehej në banesën e tij, iu kërkua të ndalonte dhe e besueshme ajo që thotë policia, ai nuk ndaloi. Por Leart Kurit mnuk kishte asnjë armë me vete, s’kishte shkelur asnjë rregull. Në vendin ku ai u kap, kishte kamera të panumërta... Po pavarësisht këtyre, patrulla e policisë iu vërsl, e ndoqi e ndoqi, dhe e ço të vdekur në Komisariat. Nga një keqtrajtim total dhe terror të vërtetë ndaj tij, asnjë rregull nuk është respektuar në hetimin e kësaj vrasjeje. Në hetimin e kësaj barbarie.

Të supozojë, se vërtet këtij i ndaloi zemra por për të faktua rkëtë duhej korrektesa për çdo hap të kësaj. S’ka vdekje natyrale për një 32-vjeçar, jo! (...) Iu vendos atij qesja me kokainë në stomak atij, sicc ja vunë në dorë revolen Klodian Rrashës’- tha Berisha.