Vdekja e Lukës, investigimi i Tv
A1Report për mjekun në Rai 3
Investigimi i televizionit A1Report në lidhje me rastin e vdekjes së mistershme të 27-vjeçarit Italian Luca Ollivoto, në një nga klinikat private në kryeqytetin shqiptar, është pasyqruar edhe në mediat italiane gjatë emisionit të përditshëm “Codice a Barre” në televizionin italian Rai3. (Në foto, emisioni italian)
TIRANE – Investigimi i televizionit A1Report në lidhje me rastin e vdekjes së mistershme të 27-vjeçarit italian Luca Ollivoto, në një nga klinikat private në kryeqytetin shqiptar, është pasqyruar edhe në mediat italiane. Gjatë emisionit të përditshëm “Codice a Barre” të moderatores Elsa Di Gati në televizionin italian Rai3 është transmetuar instervista dhënë për Tv A1Report e presidentit të Urdhërit të Mjekut në Tiranë, Faik Toska. Intervistë kjo e cila hedh dritë mbi faktin se si mjeku italian Tullio Simoncini, i cili kuroi me sodë buke të riun, u pajis me leje në kryeqytetin shqiptar, pasi Italia i pezulloi licencën.
Ky fakt është vendosur në fokus të emisionit “Codice a Barre”, në të cilin janë ngritur pikëpyetje se si mjeku vazhdonte të ushtronte profesionin në Tiranë, duke premtuar shërimin e kancerit me injektimin e sodës së bukës në trupin e të prekurit nga sëmundja. Por vetëm pasi mori këtë kurë në klinikën private “Universal Hospital Tirana”, ku mjeku zhvillonte aktivitetin, i riu italian 27-vjeçari Luca Ollivoto gjeti vdekjen.
Pavarësisht mistereve në çështjen e hetimit të këtij rasti, televizioni A1Report vazhdon të hedh dritë mbi këtë ngjarje dhe sëbashku me televizionin italian Rai3, kanë sjell fakte se si mjeku Tullio Simoncini është pajisur me licensë në Shqipëri. Në trasmetimin e përditshëm “Codice a Barre”, janë ngritur pyetjet se si një mjek si Tullio Simoncini premton shërim dhe mrekulli për heqjen e kancerit.
Ka qenë një intervistë e realizuar nga televizion A1Report, transmetuar në studion e “Codice a Barre” të televizionit Rai3, e cila i ka dhënë përgjigje pyetjes se si Simoncini ka arritur të pajiset me licensën e mjekut në Tiranë.
(Në foto, intervista e TV A1Report transmetuar në Rai 3)Nëpërmjet mikrofonit të A1Report për emisionin “Codice a Barre”, Faik Toska presidenti i Urdhërit të Mjekut në Tiranë ka shpjeguar se dokumentet që ka paraqitur Simoncini kanë mjaftuar për ta pajisur me lejen e Urdhërit të Mjekut në Tiranë. Paneli i të ftuarve me Mario Falconi, president i Gjykatës së të Drejtave të Mjekut dhe Francesco Lauri përfaqësues i Kontrollit të Shëndetësisë, kanë kërkuar që ky mjek të përgjigjet para drejtësisë sepse ka vrarë një person.
Ata kanë argumentuar se Tullio as e dinte ku ishte tumori i Lucas e jo më ta shëronte, duke shtuar se dhe vetë kura me bikarbonat është e ndaluar. Ndërkohë që i njëjti pohim është marrë ekskluzivisht nga babai i Lukës, Olinto Ollivoto, në një intervistë me Skype nga Katanja nëpërmjet internetit, i cili u shpreh më 29 tetor në emisionin “Urbanika” në Tv A1Report se vetëm disa momente para se Tullio Simoncini të aplikonte sodën e bukës në trupin e djalit të tij, mejku ka pyetur se në cilën anë gjendet tumori i Lukës, në anën e majtë apo të djathtë. Shpeshherë i përlotur, baba i Lukës rrëfeu se mjekut nuk i interesonte shëndeti i djalit të tij, por vetëm paratë.
27-vjeçar Luca Ollivoto, ndërroi jetë më 18 tetor të këtij viti në klinikën private në Shqipëri “Universal Hospital Tirana” pas kurës me sodë buke që mori për trajtimin e kancerit nga mjeku italian Tullio Simoncini.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.4%
-
Jo
4.8%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 4934
Lajme të tjera
-
Monika Stafa: Fluturim mbi Bunë
7 Maj, 16:43
-
Disfata me Crystal Palace, Manchester United vendos 'rekord të zi' në historinë e klubit
7 Maj, 16:43
-
Armando Broja largohet nga Chelsea
7 Maj, 16:32
-
'Dyshimet tona u konfirmuan', Balla falenderon forcat e angazhuara në gjetjen e nënës me 3 fëmijët: T'i shkohet deri në fund hetimit
7 Maj, 16:27
-
I afërmi i Erdgys Arrazit në 'Report Tv': Motra e Almës gënjen, s'ka qenë me të dashurën! Atë ditë ishte në punë te dyqani i vet
7 Maj, 16:26
-
'Ishin kapar për resortin në Durrës! Zbulohet emri i anglezez që mbushi me paund llogaritë bankare të biznesmenit Metkola
7 Maj, 16:21
-
Babai i Alma Arrazit flet për ‘Pa Gjurmë’ në gjendje të rënduar emocionale: Vajza ime nuk varroset te Erdgysi sa të jem gjallë unë, do prehet pranë të emës në Durrës! I thoja ndahu
7 Maj, 16:10
-
Dortmund kërkon sot finalen e Champions, Terzic para PSG-së: Ndeshjet e mëdha vendosen nga lojtarët e mëdhenj
7 Maj, 15:56
-
DEBATI/ Plani i Menaxhimit për Bylisin, si po përdorën 6 mln euro të BE-së?! Parangoni stepet për shifrat, Ceka: U shpenzuan 800 mijë euro!
7 Maj, 15:55
-
Përdorin gra dhe minorenë: Skema si çohen molotovët para bashkisë
7 Maj, 15:51
-
Kiara Tito na prezanton me vajzën Luna Mari, publikon foton familjare krah Luizit
7 Maj, 15:49
-
Kinematografia, dashuria me shikim të parë Bisedë me Bujar Alimanin, regjisor dhe skenarist
7 Maj, 15:46