Pëllumb Marnikollaj i riu shqiptar që humbi jetën në komisariatin e policisë në Greqi ishte liruar nga gjykata dhe ndaj tij rëndonte masa e sigurisë detyrim paraqitje, që ishte dhe arsyeja pse ai kish shkuar në polici.
Për herë të parë mbi arsyen pse ishte arrestuar dhe dënuar Marnikollaj ka folur nga burgu ish shoku i tij i qelisë Ilir Kupa.
Kupa shprehet për Report Tv se Pëllumbi vdiq pasi u dhunua nga policia greke që ka tentuar t'i faturojë një krim që ai s'e ka kryer dhe s'e ka pranuar.
"Pëllumbin e njoh nga 2008 në burgjet greke. Ai ka rënë brenda për një vjedhje. Shqiptarët për një vjedhje i dënojnë me dënime maksimale e kundërta ndodh me shtetasit grek. Ai ka qenë i liruar me kusht nga gjykata, kur ka shkuar Pëllumbi për të firmosur e kanë dhunuar. Ajo është dhunë çnjerëzore, siç është ushtruar dhe mbi mua", u shpreh Kupa.
Por rasti i Marnikollajt nuk është as i pari dhe as i fundit shprehet Kupa, i cili denoncon dhe vdekjen e Mateo Thanasit një tjetër shqiptari të dënuar për vjedhje.
"Mato Thanasi është një tjetër shqiptar i vrarë në burgjet greke Për Thanasin thanë se vdiq për shkaqe natyrale, por ai ishte i shëndetshëm. Kjo situatë me shqiptarët në burgjet greke është e vazhdueshme, janë mbi 100 shqiptarë të vdekur në komisariatet greke", thotë ai.
Kupa hedh dyshime për veprimet e policisë greke e cila prej 3 gushtit kur ka ndodhur ngjarja nuk ka njoftuar ambasadën shqiptare siç e parashikon ligji.
"Fati i Pëllumbit është që u interesuan familjarët pasi do ishte si shumë shqiptarë të tjerë. Policia duhet të njoftonte ambasadën dhe familjarët", thotë Kupa.
Ilir Kupa shton se për këtë fakt, ka kërkuar të mos ekstradohet në burgjet greke, pasi siç shprehet ai, atje do ta vrasin.
"U arratisëm vetëm nga dhuna çnjerëzore. Kam kërkuar mos ekstradohem në Greqi pasi për një muaj ose dy muaj do më vrisnin me gjilpërë", përfundon ai.
Ilir Kupa është arratisur 3 vite më parë nga burgu i Trikallasë në Greqi me një grup shqiptarësh ndërsa tashmë për të gjykata ka dhënë dënimin me burg përjetë si person i përfshirë dhe në grabitjen e argjendarive me bandën e babagjyshave.
/Shqiptarja.com

VIDEO