Vdekja e minatorit në Martanesh, në pranga administratori, kushëri me 29 vjeçarin! Akuzohet për shkelje të rregullave mbrojtëse në punë  

Gentian Peshku administrator dhe brigadier i minierës në Thekën të Martaneshit, ku humbi jetën 29 vjeçari Armond Peshku dhe u plagos 40 vjeari Hajdar Bala, është arrestuar ditën e sotme. Gazetari i Report Tv Mahir Jangulli bën me dije se administratori dhe viktima janë kushërinj.

"Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në fshatin Thekën, Martanesh, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi A. P., 29 vjeç dhe u dëmtua rëndë shtetasi H. B., 40 vjeç, të dy vagonistë në këtë galeri, ju bëjmë me dije se: Komisariati i Policisë Bulqizë arrestoi në flagrancë shtetasin G. P., 38 vjeç, banues në Bulqizë, me detyra administrator dhe brigadier në subjektin minerar", njofton policia.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galeri është shembur një masiv gurësh, i cili ka zënë poshtë 29 vjeçarin dhe 40 vjeçarin. Ky i fundit vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. 

Subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është 'Ylberi sh.p.k". Aksidentet në miniera vijojnë të jenë një problem shqetësues, ndërsa statistikat për vitin 2023 flasin për 26 minatorë të plagosur, një pjesë e të cilëve kanë mbetur të gjymtuar. 

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK