TIRANE - Krerët e politikës shqiptare kanë marrë pjesë në homazhet e ndarjes nga jeta të gjuhëtarit të njohur Petro Zheji, ku shprehën ngushëllimet e tyre familjes për humbjen.
Shefi i qeverisë Edi Rama mori pjesë në homazhet kushtuar gjuhëtarit, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi një humbje të thellë ndarjen nga jeta të një ustai të gjuhës shqipe si Petro Zheji
Ndërkohë Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se kjo është një ditë e trishtë për humbjen por njëkohësisht ditë mirënjohje për trashëgiminë intelektuale të lënë prej gjuhëtarit.
Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha e cilësoi një humbje të rëndë vdekjen e Zhejit, ndërsa vlerësoi lart trashëgiminë dhe studimet e lëna prej tij.
Rama: Ustai i pashoq i gjuhës, trishtim i thellë
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngulshellime për ndarjen nga jeta të Petro Zhejit. Në një status në rrjetin social Facebook, Rama shkruan: "Trishtim i thellë për humbjen e Petro Zhejit ustai i pashoq i gjuhës që e bëri Don Kishotin të fliste në shqip si te ishte lindur anëve tona."

Meta: Ditë trishtimi dhe mirënjohje e thellë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe deputeti Spartak Braho, morën pjesë në homazhet e zhvilluara pranë Muzeut Historik Kombëtar në nder të përkthyesit dhe gjuhëtarit të njohur, Petro Zheji, i cila u nda nga jeta.
Kryetari i Kuvendit vendosi buqetë me lule, ndërsa shkroi një mesazh ngushëllimi në Librin e Ngushëllimeve. Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se kjo është një ditë e trishtë pasi është dita e dhënies së lamtumirës së një mendimtari dhe krijuesi të niveleve evropiane.
“Kjo është një ditë e trishtë për të gjithë, pasi është dita e dhënies së lamtumirës së një mendimtari dhe krijuesi të niveleve evropiane që në atë kohë kur Shqipëria ishte një ishull i izoluar në mes të Evropës. Megjithatë, kjo është edhe një ditë mirënjohje për trashëgiminë e shkëlqyer intelektuale që studiuesi, përkthyesi dhe mendimtari i shquar Petro Zheji la pas”, theksoi Meta.

Basha: Na ka lënë një trashëgimi të çmuar!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i PD Lulzim Basha zhvilloi sot homazhe në nderim të Petro Zhejit, një prej personaliteteve më të mëdhenj të letrave shqipe.
Në fjalën e tij Basha tha se Zheji ishte një prej personaliteteve më të mëdhenj të letrave, duke i shprehur edhe ngushëllime familjes për humbjen. Basha theksoi se studimet e Zhejit megjithatë i kanë lënë vendit një trashëgimi të çmuar.
"Ndarja nga jeta e Petro Zhejit është një humbje e parikuperueshme për familjen por është edhe një humbje e parikuperueshme për letrat shqipe, për miqtë dhe apostujt e tij të elitës shqiptare të letrave, intelektualët shqiptarë. Ngushëllimet e mia për familjen Zheji, uroj që Zoti t’i japë Petro Zhejit paqen e merituar, ndërsa të gjithë admiruesve, bashkëpunëtorëve, kolegëve, nxënësve të tij të sotëm dhe të nesërm, t’u japë forcën e vullnetin për të çuar përpara mendimin, studimet e papërsëritshme dhe me vlerë që na ka lënë si amanet dhe trashëgimi e çmuar". tha Basha

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO