Java e 10-të e kampionatit kombëtar të futbollit është shtyrë për ditën e mërkurë pas vdekjes së arbitrit Rigers Pjetrushi.

Pas njoftimit për aksidentin tragjik që ndodhi në Gjirokastër, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të pezullojë tre ndeshjet që ishin planifikuar për t’u zhvilluar ditën e diel.

Në një prononcim për televizionin A1 Report sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku ka konfirmuar shtyrjen e kampionatit.

“Pas marrjes së lajmit tragjik për largimin nga jeta të arbitrit Rigers Pjetrushi vendosëm që të ndërpresim kampionatin.

Ky është një lajm mjaft i hidhur për futbollin shqiptar, i shpreh ngushëllimet familjes së Pjetrushit. Jam nisur menjëherë për në Gjirokastër pasi jam njoftuar.

Ndeshjet janë shtyrë që të zhvillohen ditën e mërkurë” shprehet Ilir Shulku.

(d.b/shqiptarja.com)