Një ditë pasi një 63 vjeçar humbi jetën, pasi pësoi një aksident të rëndë në ambientet e punës në uzinën e çelikut të KURUM në Elbasan, policia ka arrestuar këtë të enjte përgjegjësin e turnit, Flamur Alterziu 58 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim inxhinieri nga Gostivari i Maqedonisë, i identifikuar me inicialet K.H, 30 vjeç.
Sipas njoftimi të policisë arrestimi dhe shpallja në kërkim u tyre u bë pasi mbi ta rëndojnë akuzat për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" të parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, për arsye se këta shtetas nuk kanë zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për rrjedhojë ka gjetur vdekjen Naim Derstila me moshë 63 vjeç.
Të mërkurën 63 vjeçari, Naim Derstila humbi jetën pasi preu këmbën duke punuar në ambientet e punës së uzinës, në Elbasan ndërkohë pas ngjarjes u dërgua me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë por fatkeqësisht humbi jetën duke mos arritur tí shpëtoj plagëve të marra.
Ndërkohë po në Elbasan është arrestuar një 28 vjeçar, Erald Salla, banues në fshatin Gracen. Mësohet se arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar ti vërë flakën ambienteve të një firme.
Njoftimi i plotë i policisë :
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: Flamur Alterziu, 58 vjeç, banues në Elbasan, ( përgjegjës turni).
Si dhe shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit: K.H., 30 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni (inxhinjer)
Arrestimi dhe shpallja në kërkim u bë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" të parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, për arsye se këta shtetas nuk kanë zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N.D., 63 vjeç, banues në fshatin Dërstilë, Elbasan.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: Erald Salla, 28 vjeç, banues në fshatin Gracen, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen "Skënderbej" , Elbasan, për motive të dobëta, ka tentuar ti vërë flakën ambienteve të një firme .
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale " Shkatërrimi i pronës" Shkatërrimi i pronës me zjarrë e mbetur në tentativë" parashikuar nga nenet 150, 151, dhe 22 të Kodit Penal.