Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/Flet nëna: Ma kanë mbyt djalin dhe haber s'na kanë sjellë! I lutem Ramës që t'ma sjellë trupin në shtëpi (VIDEO)

SHKODËR- Familja Rexha ka hapur dyert e mortit, edhe pse nuk kanë trupin e djalit që ta qajnë. Në vend të trupit, në qendër të shtëpisë, në tavolinën e mesit është vendosur fotoja e 36-vjeçarit...Me lot të sy, e veshur me të zeza, nëna e Mentor Rexhës, shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e Francës, Rukie gjen forcën për të folur para mediave, për të kërkuar ndihmë drejtuar specifikisht kryeministrit Edi Rama që t'i sjellë trupin e djalit të saj në shtëpi. Ajo shprehet se bindur se djali i saj nuk është vetëvrarë, siç autoritetet franceze pretendojnë, por e kanë vrarë.  

Telefonata e fundit që Mentor Rexha ka pasur nga burgu ka qenë me vëllanë e tij, i cili jetonte në Gjermani. Nëna rrëfen se djali i saj nuk ka shprehur asnjë shqetësim në asnjë nga telefonatat që ka bërë, e sipas saj nuk ka pasur asnjë arsye që të vetëvritet. Mentor Rexha prej më se një viti ishte larguar nga Shqipëria drejt Francës, për një jetë më të mirë, siç rrëfen nëna, por prej gjashtë muajsh ndodhej në burg me akuzën se ka djegur disa makina së bashku me një grup të rinjsh.

"Djalin ma kanë mbytur dhe haber s'na kanë sjellë. S;kemi marrë asnjë lloj lajmi. Djali  im  nuk është varur, por e kanë mbytur. Është me shenja dhe e ka verifikuar motra e vet dhe e ka gjetur të shtypur dhe të vrarë. Lajmin e kemi marrë vesh shumë vonë, kur na ka lajmëruar shoku i vet që ka hëngër bukë me të. Kishte një vit, ka shkuar në Francë për një jetë më të mirë. Dyshohet se kishte djeg makinat, e kanë arrestuat kur po fliste me vëllanë e vet. S'është e vërtetë që  ka vrarë veten, kishte 6 muaj në burg. nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. Javën e kaluar ka folur me vëllanë. Kërkoj të drejtën e djalit tim, i lutem ministrit dhe kryeministrit që nëse kanë fëmijë të dera të ma sjellin djalin në shtëpi. Të bëjnë çmos se djalin ma kanë myt. E kanë bërë me zor me firmos vajzën, por s'ka pranuar. E kanë nxi, e kanë dërrmuar. nuk është e vërtetë që djali im është vrarë. Ka shenja dhune. I lutem shumë që të ma sjellin djalin te shtëpia", shprehet ajo.

I të njëjtit mendim, që është vrasje dhe jo vetëvrasje,  ka qenë edhe djali i xhaxhait të Mentorit. Ai i ka bërë thirrje shteti që të reagojë, e ndërsa ka ngritur pretendime se ambasadori Shqiptar në Francë, Dritan Tola nuk i ka ndihmuar. 

"I bëjmë thirrje shtetit tonë që rrinë në heshtje se nuk janë bagëti, por djem nënash. Dhe ambasadori  që ka komunikuar dhe nuk ka marrë një përgjigje të mirë. ku është ai, ka shkuar me zënë karrigen atje, është për problemet e popullit. Duhet të shkojë atje t'i bëhet ekspertiza. E kanë detyruar që të hedhin firmë. Telefonata e fundit është para një jave. Asnjë lloj shqetësimi nuk na ka kallëzuar. Asnjë lloj reagimi nga shteti", tha ai. 

Fotografia e Mentor Rexhës në komodinën e shtëpisë

Mentor Rexha, me origjinë nga Lezha, por ishte zhvendosur prej disa vitesh në Shkodër ka ndërruar jetë mesnatën e një shkurtit teksa ndodhej në qeli në një burg në Francë, por familjarët thonë se e kanë mësuar këtë lajm tragjik, dy ditë më vonë, jo nga shteti francez, por nga shokë të Rexhës të cilët ishin në të njëjtin burg me të.  Autoritetet franceze u kanë thënë se Mentor Rexha është vetëvrarë, por familjarët në një komunikim ekskluziv me Shqiptarja.com ditën e djeshme ngrenë dyshime se i afërmi i tyre mund të jetë torturuar pasi kanë parë shenja dhunë në fytyrë, trup dhe një të çarë në kokë. Familaj ka akuzuar edhe ambasadorin shqiptar në Francë, Dritan Tolën, sipas së cilëve nuk ka reaguar. Megjithatë në një prononcim ekskluzivisht për Shqiptarja.com, Tola e mohoi një gjë të tillë duke thënë se është bërë gjithçka që është e mundur. Sa i përket kërkësës së tyre, Tola tha se Ambasada shqiptare në Francë nuk ka kompetencë ligjore për të dërguar trupin në atdhe, por i përket shërbimit social.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:36
Kthimi i trupit në atdhe i 36-vjeçarit, familjarët kërkojnë ndihmë dhe vendosin numër llogarie

1581330098_shqiptarifrance001.jpg

Kthimi në atdhe i trupit të pajetë të 36-vjeçarit Mentor Rexha është e pamundur nga ana e familjarëve, ndërsa në një reagim të Ambasadorit shqiptar në Francë, Dritan Tola tha se Ambasada nuk ka kompetencë ligjore për të dërguar trupin në atdhe, por i përket shërbimit social.

Për të ndihmuar në sjelljen e trupit të 36-vjeçarit në Shkodër, familjarët e tij kanë vënë në dispozicion një numër llogarie C0100001324642, ku secili mund të kontribuojë sadopak për kthimin e Rexhës pranë familjarëve të tyre, për ta qarë dhe përcjellë në banesën e fundit në mënyrën e duhur.

Edhe pse familja ka hapur dyert e mortit, nëna e tij dhe familjarët e tjerë nuk kanë një trup për të qarë dhe në vend të tij kanë fotografinë e të riut, jeta e të cilit u mbyll më 1 shkurt në qelinë e burgut francez.

Ora 15:48
Vdekja e të riut në burg, Ministria e Jashtme: Kemi kërkuar informacion te autoritetet franceze për zbardhjen e ngjarjes

1581329072_mentorrexha.jpg

Në lidhje me vdekjen e 36-vjeçarit Mentor Rexha, me origjinë nga Lezha, në një burg të Francë ka reaguar edhe Ministria e Jashtme, e cila shprehet se është e angazhuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kthimin e trupit të të ndjerit në atdhe. Në lidhje me dyshimet e familjarëve për shkaqet e vdekjes së të riut, Ministria shprehet se ka kërkuar informacion nga autoritete franceze dhe është në pritje të njoftimit të tyre.Ministria e Jashtme thekson se në bashkëpunim më Ambasadën shqiptare në Francë, që nga momenti i njohjes me ngjarjen, ka përcjellë nga afër çdo praktikë ligjore dhe ka qëndruar në kontakte të pandërprera me familjarët e 36-vjeçarit Rexha.

Ndërsa për procedurat e kthimit të trupit të shtetasit Mentor Rexha në Shqipëri, Ministria e Jashtme njofton se Ambasada i ka informuar familjarët sipas legjislacionit në fuqi. Ditën e djeshme, në një prononcim ekskluzivisht për Shqiptarja.com, ambasadori shqiptar në Francë, Dritan Tola tha se Ambasada shqiptare në Francë nuk ka kompetencë ligjore për të dërguar trupin në atdhe, por i përket shërbimit social.

'Ditën e shtunë, datë 8 shkurt 2020, të afërmit mundën të vizitojnë trupin e të ndjerit. Gjatë kontaktit me Ambasadën shqiptare, ata shprehën dyshime lidhur me shkaqet e vdekjes së tij. Bazuar në këto pretendime, Ambasada shqiptare në Francë ka kërkuar informacion suplementar nga autoritetet franceze mbi ngjarjen dhe ka sugjeruar që paralelisht familja e të ndjerit të kontaktojë një avokat për ndjekjen e çështjes nga ana ligjore. Ambasada është në pritje të një informacioni zyrtar më të detajuar nga ana e autoriteteve policore dhe gjyqësore franceze, në lidhje me të gjitha pretendimet dhe dyshimet e ngritura nga të afërmit e shtetasit Mentor Rexha. Në lidhje me procedurat e kthimit të trupit të shtetasit Mentor Rexha në Shqipëri, Ambasada i ka informuar familjarët sipas legjislacionit në fuqi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe Ambasada shqiptare në Francë mbeten të angazhuara për zbardhjen e ngjarjes me autoritetet franceze dhe kthimin e shpejtë të trupit të të ndjerit në atdhe', thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

36-vjeçari Mentor Rexha ndërroi jetë më 1 shkurt teksa ndodhej në qeli në një burg në Francë. Autoritetet franceze u kanë thënë se Mentor Rexha është vetëvrarë, por familjarët në një komunikim ekskluziv me Shqiptarja.com ngrenë dyshime se i afërmi i tyre mund të jetë torturuar pasi kanë parë shenja dhunë në fytyrë, trup dhe një të çarë në kokë. Familjarët thonë se janë njoftuar me vonesë për lajmin tragjik, dhe jo nga burime zyrtare.

Ora 11:38
Vdekja e shqiptarit në burgun e Francës/ Djali i xhaxhait: Ambasadorin tonë e kemi çuar për të ruajtur bagëtitë atje...shteti të reagojë, të mos heshtë! (VIDEO)

Djali i xhaxhait të Mentorit, Selaudin Rexha i ka bërë thirrje shteti të mos heshtë përballë kësaj tragjedia, duke thënë se ky është rasti i pestë që një shqiptar vdes në burgun e Francës. Sipas Selaudinit, nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur në vendin tonë, pra të vdiste një i burgosur i ndonjë shteti të Europës, do e kishte tundur Shqipërinë, nuk do kishte këtë reagim. Ai ka hedhur akuza edhe për ambasadorin tonë në Francë, sipas së cilit nuk ka bërë asnjë reagim.

"Morëm lajmin e hidhërueshëm, e kemi marrë lajmin nga shoqëria në burg. E kanë akuzuar se kanë djeg makina në Francë. Shumë bukur. Të merret të futet në burg, por jo ta mbysin. Ai është i masakruar. Është i çarë mbas kokës, në trup. Është viktima  e pestë në burgun e Francë.  bëjmë thirrje shtetit tonë që rrinë në heshtje se nuk janë bagëti, por djem nënash. Dhe ambasadori  që ka komunikuar dhe nuk ka marrë një përgjigje të mirë. ku është ai, ka shkuar me zënë karrigen atje, është për problemet e popullit. Duhet të shkojë atje t'i bëhet ekspertiza. E kanë detyruar që të hedhin firmë. Telefonata e fundit është para një jave. Asnjë lloj shqetësimi nuk na ka kallëzuar. Asnjë lloj reagimi nga shteti. T'i vij marre ambasadorit, i ka thënë "nuk kemi ç'a të bëjmë". ky është komunikimi me ambasadorit, se e kena çuar të ruaj bagëtitë. Duam ta dimë cila është arsye,  i bëjmë thirrje të marrin masa që të sjellin djalin tonë. T'i jepet një ndihmë kësaj familje. Nëse do kishte ndodhur në një shtet tjetër të Europës do e kishte tundur Shqipërinë", tha Selaudin Rexha.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Manuela: 11/02/2020 10:41

    Uu zott i shkreti djal qe e kan ber ashtu ,gjynah nga zoti,e shkreta ajo NEN

    Përgjigju
  • vera: 10/02/2020 16:47

    NUK leshohen femijet keshtu,,,thirrini mendjes….

    Përgjigju
  • Tori: 10/02/2020 15:54

    U prehte ne paqe por edhe ky jevg qenka. Si ai tjetri qe humbi jeten me pare. Paskemi dergu gjithe jevgjit ne France.

    Përgjigju
  • Zen: 10/02/2020 13:52

    hapni gjyq edhe kunder frances edhe kunder shtetit shqiptar. Po avokatja a popullit zonja Ballanca pse nuk flet? Apo flet vetem per pronat e veta ne Vlore kur i prishen ?

    Përgjigju
  • WTF: 10/02/2020 11:33

    Pse Rama dhe shteti e çuan djalin ne burg ne France, që i kerkon Rames te sjelli trupin.

    Përgjigju
    • B&B: 10/02/2020 16:54

      Paske qene shume VK o ti WTF.a e llogjikon ca pidhin e motres tende je duke fol

    • Bepi: 10/02/2020 12:49

      Po ti mor WTF you ku jeton apo te man Babi jot

    • Tomi: 10/02/2020 12:34

      I pa shpirt gjenke

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5