Vdekja e të riut në duart e policisë, Vangjeli: Duhet respekt, dhembjen e ngushëllon vetëm e vërteta! Noka: Vrasja shtetërore, fshehin të vërtetën

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti  gjatë mbrëmjes së kaluar teksa ishte shoqëruar nga policia ishte pjesë e debatit sot në ‘Kontrast’ në Report Tv. Gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se politika, edhe në këtë ngjarje, bëri atë që ka bërë gjithmonë, shamatën dhe sherrin e saj. Vangjeli bëri thirrje për zbardhje sa më parë, pasi vetëm përmes së vërtetës ngushëllohet dhembja.

“T’i japin 24 orë prehje prehje të ndierit sepse të gjallët e shamatës shqiptare kanë në dispozicion një përjetësi të tërë që të bëjnë sherr. Duhet heshtja dhe respekti për atë që iku, si dhe gjakftohtësia për të zbuluar si dhe pse iku. Me shumë trishtim vura re që edhe një herë si përherë u bë politikë mbi kufoma.  Duhet të verifikohen të gjitha hallkat, verifikimi duhet të tregojë se ku kanë çaluar këto hallka.  Dikur policët kanë qenë me kamera trupi, sot më thonë që ato nuk funksionojnë. Kryefjala në histori të tilla qëndron te transparenca dhe e vërteta jep drejtësi”, tha Vangjeli.

Ndërkohë që i ftuar në Kontrast ishte Sekretari i Përgjithshme i ‘Rithemelimit’ Flamur Noka. Ai tha se kjo ishte një vrasje shtetërore dhe këtë e tregojnë të gjitha veprimet e autoriteteve për të fshehur ngjarjen.

“Erdhi një makinë policie me goma të shpuara. Ka qenë me rroba të grisura, të masakruara, me trauma në kokë se trupin nuk ia ka parë kush. Një nga policiët i binte kokës me grushte ‘çfarë bëra’. Pastaj policin e kanë marrë. Spitalit i është kërkuar që vdiq në spital por spitali se ka bërë. Është vrasje.  Një burim tjetër ka thënë që është tortuar dhe ka kërkuar që të çohet në spital por ata e kanë cacur në komisariat.  Deklarata e AMP në kufijtë e kriminales. Supozojmë se ai ka qenë kriminal kjo justifikon vrasjen.  Ne do të bëjmë gjithçka për të zbardhur ngjarjen. Dorëheqja do të ishte më e pakta”, tha Flamur Noka.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI