DURRËS - Rreth ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një 15-vjeçarë, nga mot i keq ra në kontakt me telat elektrikë të rënë në rrugë dhe humbi jetën, Policia e Durrësit njofton se kabulli elektrik i ndriçimit rrugor që shtrihet përgjatë rrugës “Mbreti Gert” ishte i dëmtuar ,i zhveshur,si rezultat i punimeve të kryera nga ana e një kompanie për shrirjen e rrjetit të internetit në këtë zonë,e cila më pas nuk ka bërë riparimin e dëmtimit të rrjetit elektrik sipas rregullave teknike.
 
Nga hetimet në vendin e ngjarjes rezulton se shtetasi me iniciale E.K, ka qenë duke ecur në Rrugën “Mbreti Gert” dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, e cila i ka shkaktuar vdekjen.

Sipas policisë deri tani janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Poliçisë Durrës Inxhinieri dhe punëtori që kanë kryer punimet për llogari të kësaj kompanie . Ndërkohë, po punohet për nxjerrjen e përgjegjësisë ligjore lidhur me këtë rast.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)