Sipas një studimi, foshnjat të cilat flenë në të njëjtin shtrat me prindërit e tyre janë pesë herë më të rrezikuar të vdesin sesa nga një vdekje e papritur. Të ndash krevatin me foshnjat përbën rrezik për ta, veçanërisht ky rrezik vjen kur prindërit e tyre kanë konsumuar duhan, alkool ose drogë.

Ekziston mundësia e asfiksimit aksidental, sidomos kur fëmija është më pak se 3 muajsh. Ekspertët këshillojnë prindërit që vendi më i sigurt për të fjetur një fëmijë është krevati portativ. Shkencëtari i cili bëri këtë studim, Bob Carpenter tha se gjatë një viti 120 foshnja mund të shpëtojnë nëse nuk flenë me prindërit.

“Një pjesë e madhe e vdekjeve, rreth 88 % e tyre nuk do të kishin ndodhur nëse fëmijët do të kishin fjetur në një krevat portativ”, tha Carpenter.

Sipas shkencëtarëve, mesazhi kryesor për prindërit është që fëmijët gjashtë muajt e parë të lindjes të flenë në krevat portativ në dhomën e prindërve të tyre.

(v.gj/shqiptarja.com)