Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të arkitektes Zaha Hadid.“U shua papritur Mbretëresha e Harqeve, ylli i arkitekturës ultramoderne, Zaha Hadid, e cila godinat i bëri xhevahire në trupin e qyteteve të botës. Lamtumirë Madhëri!”, shkruan kryeminsitrit Rama në “Facebook”.

Arkitektja e famshme britanike me origjinë irakiane, Zaha Hadid, fituese e çmimit Pritzker 2004, vdiq sot nga një infarkt zemre në një spital në Miami në SHBA.

Me idetë e saj ajo ka mahnitur botën duke sjellë disa ndërtesa unike.

Disa prej veprave të saj kanë hyrë tashmë në funksion, ndërsa disa të tjera janë në ndërtim e sipër.

Stili i saj unik është vlerësuar shumë dhe jo më kot është më e paguara në këtë profesion.

Redaksia online
(shqiptarja.com)