Një 21 vjeçare i ka dhënë fund jetëns në “Qytet Studenti” ditën e djeshme duke pirë fostoksinë.
Vajza ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spital ndërsa familjarët akuzojnë se ambulanca ka mbërritur me vonese.
Sipas familjarëve, ambulanca është vonuar dhe prindërit e vajzës, të ardhur nga qyteti i Fierit kanë nxituar ta transportojnë për në Spital, por në momentin që kanë zbritur shkallët ka mbërritur edhe ambulanca.
Sipas familjarëve, vajza nuk ka pirë fostoksinë, por ka vdekur nga një atak kardiak ndërsa burime nga urgjenca kanë pohuar se vajza ka ndërruar jetë pasi kishte konsumuar lëndë helmuese.
Ndryshe nga familjarët, urgjenca pranë Qytet Studentit, e kontaktuar nga Report TV ka bërë me dije se telefonata në urgjencë është bërë në orën 17:15 minuta ndërsa në 17:25 minuta 21-vjeçarja nga Fieri Ana Doko ka mbërritur në urgjencën e QSUT-së.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se vajza në ato momente ishte duke u ndihmuar me frymëmarrje artificiale nga i ati.
Ndërkaq, burime nga policia kanë pohuar se vajza kishte ndërprerë kontaktet me familjarët që në orët e para të mëngjesit. Të shqetësuar nga mos përgjigjja në telefon, prindërit e 21 vjeçares janë nisur nga Fieri për në Tiranë dhe kanë gjetur vajzën në gjendje të rëndë në dhomën e saj.
Menjëherë pasi kanë konstatuar problemet, prindërit kanë kërkuar ndihmë për ta transportuar për në spital. E motra e viktimës, ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale, ku akuzon për vonesë në dhënien e ndihmës së parë si dhe për trajtim të keq nga të familjarëve nga ana e bluzave të bardha.

Ana Doko
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com