DURRES- “Vdiq nga i ftohti, ju bë mishi cope. Për të ngrënë na sillnin njerezit.” Kjo është dëshmia e Llazi Qendros, 65 vjeçari i cili dje përcolli për në banesën e fundit, tezen e tij 86 vjeçe.
Të pastrehë, dhe të flakur në rrugë pas zbatimit të aktit normativ të qeverisë Berisha për lirimin e shtëpive të ish-pronarëve nga qiramarrësit, për Llazin dhe tezen e tij e vetmja banesë ku jetonin prej një muaj e gjysmë, ishte një stol i mbuluar me karton dhe plastmas, në lulishten përballë bashkisë dhe prefekturës së Durrësit.
Në një intervistë për A1 Report, Llazi tregon me zerin që i dridhet se hallet dhe vuajtjet kishin nisur që më 21 gusht, kur e kishin nxjerrë nga banesa me tezen e tij e cila e kishte rritur.
"Kemi fjetur në stola, në spital dhe në lokale. Në lulishte kemi nja një muaj e gjysëm që flinim"
VARRIMI"Shkova tek agjencia funerale për varrimin dhe më thanë se duheshin mbi 480 mijë lekë. Nuk kisha ku ti merrja. Më pas ndërhyri Vangjushi
(Vangjush Dako, kryetari i bashkise Durrës) dhe u varros pa lekë"- tregon Llazi, i cili jeton vetëm me ndihmën sociale prej 95 mijë lekësht të vjetra si person me paaftësi mendore.
I GJEN STREHIM NIPIT Sot Bashkia e Durrësit ka gjetur një zgjidhje të përkohshme për strehimin e nipit të saj Llazi Qendro.65 vjeçari do të qëndrojë në qendrën e të moshuarve deri në momentin kur do ti jepet një garsoniere.
Bashkia thotë se kësaj familjeje i ishin ofruar dhe dy mundësi të tjera strehimi por nuk ishin pranuar nga ata.
“Një biznesmene na ofroi një dhomë garsoniere në Porto Romano, por tezja nuk donte se ishte larg”- tregon Llazi, ndërkohë që kryetari i bashkisë Vangjush Dako në një prononcim për tv A1 Report thotë se familjes Qendro i ishte ofruar dhe mundësia për tu strehuar në azil, por kishin refuzuar.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet
24 Nëntor, 18:30
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'
24 Nëntor, 18:17
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
Rusia emëron ambasador të ri në SHBA, ja kush është Aleksandër Darchiev
24 Nëntor, 18:07
-
Spahiu: Protesta e PD me autobusë nga fshatrat dhe sufllaqe me vete nuk mirëpritet në Tiranë nga qytetarët! Berisha i refuzuar nga militantët
24 Nëntor, 18:07
-
Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë
24 Nëntor, 17:52
-
Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve
24 Nëntor, 17:45
-
Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm
24 Nëntor, 17:37
-
VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City
24 Nëntor, 17:33
-
GOLAT/ 'Faraoni' Salah nderon Liverpoolin, nis shkëputja në krye të Premier League! Luhet Ipsuich - Man. United
24 Nëntor, 17:31
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30