Vdekja përfundimtare e opozitës!

Vdekja përfundimtare e opozitës!

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Është shumë e trishtueshme të mendosh se Shqipëria, përfundimisht, po futet në një rrugë pa krye dhe, nga pikëpamja e sistemit, po e humbet njërin krah, pra, po e humbet opozitën. Është e paimagjinueshme se si është katandisur opozita shqiptare, dhe është një dramë kombëtare të mendosh se vendi, të paktën për momentin, nuk prodhon dot alternativë tjetër.

Lulzim Basha, që është kthyer në një personazh grotesk e qesharak, lexoi një listë me disa biznesmenë dhe i akuzoi ata se kanë përfituar padrejtësisht koncesione nga qeveria shqiptare, dhe i kërcënoi, gjithashtu, se do t’u sekuestrojë pasuritë. Këtë deklaratë nuk mund ta bëjë një njeri që merret me politikë, nuk mund ta bëjë një lider i opozitës, dhe nuk mund ta bëjë një njeri normal. Duhet të jesh ose budalla, ose analfabet, ose njeri pa integritet politik që të lëshosh broçkulla të tilla.

E para që dua të sqaroj qysh në fillim, është se, personalisht, kam respektin më të madh për të gjithë biznesmenët shqiptarë, por, për sipërmarrësit e fuqishëm, që ndërmarrin oporacione të mëdha dhe punësojnë me mijëra njerëz, kam disa herë respekt.

A e di Lulzim  Basha sesa familje janë të punësuara në kompanitë e atyre sipërmarrësve që ai, si karagjoz, i kërcënon se do t’u sekuestrojë pasuritë? Janë me qindra mijëra.

E dyta, të bësh biznes në Shqipëri është një heroizëm më vete. Në një vend të mbushur me kriminelë dhe me grupe kriminale, si këto që po arrestohen përditë, që të vënë pistoletën te koka, apo që të thyejnë dhëmbët për hiçmosgjë, siç ndodhi me pronarin e rrjetit të Big Bite-ve në Shqipëri, të bësh biznes të hapur, me emër e me mbiemër, është vërtet heroizëm.

E treta, çdo sipërmarrës në Shqipëri është një vlerë që duhet çmuar e ndihmuar, sepse ekonomia e tregut të lirë, në të cilën bëjmë pjesë, gjallon përmes sipërmarrjes private. Ata punësojnë njerëz dhe ata mbushin arkën e shtetit me të ardhura.

E katërta, është e vërtetë se shumë nga këta biznesmenë kanë përfituar koncesione nga qeveria shqiptare, si kjo e Ramës ashtu dhe ajo e Bashës dje. Dakord, por, më parë duhet të pyesim, këto koncesione janë të ligjshme apo të paligjshme? Dhe, nëse ata kanë përfituar, ju lumtë!

Një opozitë e mençur, dinjitoze, nuk merret me emrat e biznesmenëve, por merret me ligjin dhe u shpjegon shqiptarëve se ku është shkelur ligji, cili ministër e ka shkelur atë dhe e denonocon në prokurori ose, në rastin më të mirë, bën një deklaratë politike dhe sqaron shqiptarët se kur të vijë në pushtet koncesionet do t’i trajtojë ndryshe. Po kush do ta bëjë këtë? Lulëzim Basha? Ky njeri, bashkë me Sali Berishën, më parë, duhet t’ju kishin kërkuar falje shqiptarëve për koncesionet skandaloze që kanë dhënë vetë dhe pastaj të kishin kurajë të denonconin me fakte në prokurori shkeljet ligjore të këtyre koncesioneve.

Dhe e fundit, si ka mundësi që nga mëngjesi në darkë, Lulëzim Basha flet vetëm idotësira dhe ka marrë rolin e ëngjëllit mbrojtës  të shqiptarëve. Propozon vetingun për politikanët kur vetë është njeriu që u vodhi shqiptarëve 220 million euro në « Rrugën e Kombit » dhe, si burracak, iu shmang drejtësisë. Si ka mundësi të lajthisë njeriu deri në këtë pikë dhe të këpusë broçkulla nga mëngjesi deri në darkë ? Po kush mund ta besojë Lulëzim Bashën kur merr rolin e prokurorit apo të policit ? Në asnjë vend të botës politikanët nuk ndërmarrin nisma që të kontrollojnë politikanët. Ata, sipas modelit të shteteve më të përparuara, hartojnë ligje që i zhveshin politikanët nga të gjitha privilegjet që kanë dhe i mundësojnë drejtësisë që të hetojë mbi pasuritë e poltikanëve dhe mbi lidhjet e tyre me krimin, pa qenë nevoja që heronj të këtij vetëpastrimi të bëhen politikanët.

Ndërsa, për deklaratat halucinante të LSI-së, me skena horror, nuk ia vlen as të harxhosh fjalë. Të vetmet fjalë që mund të harxhosh tani në fund janë ato që lidhen me trishtimin, me humbjen e shpresës se ky vend mund të jetë një vend normal, me një opozitë që ngjall shpresë. Për fat të keq, ky vend vazhdon të ketë problem jo qeverisjen, por opozitën. Dhe një vend pa opozitë e dimë të gjithë se si quhet./TemA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mati: 27/09/2018 14:07

    Keta jane dhompirat politike te Shqiperise dhe shqiptareve.Kane vdekur qe kur e kur,Sovrani i "paloi" ne vendin dhe kohen e duhur.Keta po perpiqen e eprpiliten te ngriten si dhampirat, e te trishtojne e ta prishin rehatine dhe ta shqetesojne popullin shqiptar,

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 24/09/2018 22:18

    Opozita ka shkuar per lesh. Jo vetem ka vdekur por ngjallet nganjer si lugaat dhe tremb biznesmenet e tredhur dhe sorrat ne arat me miser....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë