Vdekja tragjike e 22-vjeçares nga Kenia, Beqiri në Report Tv: Policia e di kush është autori por e fsheh, pushteti e ka nën fre! Avokati: Krim pasioni

E mbushur me mister dhe me “shpërfillje” nga ana e drejtësisë është vdekja tragjike e 22-vjeçares nga Kenia Joy Ayoko. Edhe pse kanë kaluar shumë muaj që prej denoncimit të rastit ekskluzivisht nga emisioni i Report Tv, “Pa Gjurmë”, blutë nuk kanë ende një përgjigje se çfarë ka ndodhur me të renë keniane. Ayoko vdiq në shtetin e saj, në Kenia, por u mbajt te Trauma për disa muaj me radhë në gjendje kome, çka ka nxitur dyshimet se në fakt ngjarja është duke u fshehur. I njëjti skepticizëm u përcoll sot në Repolitix me gazetarin e Report Tv, Denis Minga ku avokati Idajet Beqiri denoncoi rastin qysh në krye të herës, kur drejtësia heshti. Beqiri tha në Report Tv se 22-vjeçaren e pikasi në një media gjermane, pasi për të kishin hapur një fondacion për ndihmë. Ai u shpreh se kjo ngjarje po fshihet me qëllim nga policia e shtetit, e cila sipas tij e di edhe autorin. Beqiri bën blutë përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë.

“Kjo media gjermane s’është se e kishte shpjeguar faktikisht. Më ra në sy fotografia e saj, në gjendje kome... Pra fotografia ishte kapur. Pra ai ishte një lajm jo për të denoncuar por për të kërkuar ndihmë. Ngjarja ka ndodhur në gusht dhe për një çështje nga më të voglat këtu raportohet. Kjuo më çoi në konkluzionin që këtë ngjarje e ka ditur shumë mirë policia, madje di dhe autorin. Por ai që e ka bërë është më pushtet por jo vetëm politik. Policinë e shtetit e mban krimi në fre. Kanë qenë aq të fuqishëm sa t’ua mbyllin gojën edhe mediave. Pra është një krim i rëndë i cili e fundos policinë e shtetit, është përgjegjëse.”- thotë Beqiri.

Avokati gjithashtu u shpreh se edhe në spitalin e ‘Traumës’, vajza nuk ruhej nga policia, por vetëm nga e ëma e saj.

“Ruhej vetëm e ëma. Por nuk ja dhanë ndihën që të shkonte në Itali”- vijon Beqiri.

Edhe për avokatin Arbër Hoxha ngjarja është shumë e rëndë, madje qëllimisht nuk po hetohet. Për Hoxhën, ky është krim pasioni.

“Duhet të ishte me kamera në ambiente publike.

Ky është krim pasioni. Ka ndodhru diçka midis kësaj vajzës dhe dikujt tjetër, shkaqe mund të jenë intime... në shenjat dhe në aktet e saj, sidomos poshtë thonjve mund të gjendej edhe akti i agresorit. Gjithashtu edhe telefoni... prodhon sinjal dhe aty mund të krihej gjithë zona për të provuar kush ishte me të. Nëse do kishte një angazhim normal do e zgjidhnin. Fakti që nuk po zbardhet do të thotë se nuk duan të zbardhen.”- thotë Hoxha.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 28/02/2023 22:48

    As Presidenti,dhe as K.Ministri nuk kan kërkuar që të gjendet,dhe të dënohet agresori i këtij krimi të rend.Eshtë nji turp i madh për të gjithe,që nji vajzë emigrante të trajtohet në mënyr ç'njërzore deri në vdekje,në mes të Tiranës,dhe të gjithë heshtin.Shpresojmë që zoti të mari hak.

    Përgjigju
    • Lushka: 01/03/2023 07:51

      Po moj Meri Po as kryeministri e as presidenti. Nje bravo e madhe per ty. Hajde mendje hajde moj zonjushe e dashur. Po kujt I plasi moj per nje njeri me ngjyre ne Po na iken kombi nga duart ti thua te hetojne. Turp per keto qe e kan pas te dashur nje me ngjyre e na flasin per vlera morale e familje. Na u be seriali dy I pari vis martinaj e dyta kjo keniania qe sdihet kujt kanali ne kenia I preket edhe na pa bote me sy. Ikni moj shikoni shtepiake te deshperuara edhe mos u merrni me kryeministra e presidenta...zoti do Mari hak yllo mos u merzit ti edhe 99% e popullsise qe ngrejne syt lart nga qielli. Te pershendes e dashur...

    • Or tej: 01/03/2023 07:04

      Nuk te fal zoti or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite