GREQI - Luka Christidis (Lluka Kristidhi), ishte agjenti më i madh grek, i cili ndërtoi një rrejt të tërë agjentësh në Ballkan dhe në Shqipëri, por u asgjësua nga sigurimi i Enver Hoxhës.
Luka Christidis, ishte një shqiptar nga Dhërmiu i Himarës, i cili u stërvit nga shërbimet sekrete të Greqisë dhe doli i pari ndër të trajnuarve për agjitacion. Për këtë arsye u vendos edhe dërgimi i tij në Shqipëri, pasi veç trajnimit dhe aftësisë së tij organizative dhe dredhuese në fushën e agjitacionit njihte shumë mirë gjuhën shqipe. Padyshim ishte shqiptar.
Christidi u betua t’i shërbejë agjitacionit grek dhe për këtë kaloi në territorin shqiptar, por shumë shpejt forcat e Sigurimit të Shtetit të Enver Hoxhës do ta asgjësonin atë bashkë me grupin e tij dhe vetë Christidhi do të qëndronte për 30 vjet në burg. Lluka Kristidhi konsiderohej si 007 grek, për shkak të veprimtarisë së tij agjenturore në vitet1950- 1960 kur edhe u arrestua nga sigurimi shqiptar.
Christidi ishte në sherbim të Asfalies greke dhe për mbi 10 vjet veprimtarie agjenturore kishte ngritur në Shqipëri një rrjet agjentësh në sherbim të Greqisë. Sipas mediave greke, Christidi kishte dhenë informacione të çmuara për rrjetet komunise në Greqi, sidomos në Greqinë e veriut, për vende ku mbaheshin të fshehura armë, por edhe për veprimatrinë sovjetike në Shqipëri, deri në largimin e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. U arrestua dhe qëndroi në burg nga viti 1960- 1990, kur edhe u lirua nga amnistia e përgjithshme
Pas ndryshimit të sistemit komunist Luka Christidi u lirua dhe u rikthye në Greqi. Ku dhe kërkoi një trajtim më njerëzor dhe të “shpërblehej” për shërbimet e tij në agjenturë, por… Greqia kurrë nuk e pranoi, madje e përbuzi dhe la në harresë, duke e mbyllur në një azil pleqsh në Igumenicë. Vitet e fundit ai i kaloi në një dhomë 2x2 e një pension minimal, sa edhe frymën nuk mbante dot gjallë. Në atë dhomë, para pak ditësh ai la frymën e tij të fundit!
Christidhi kishte dhënë shumë intervista kohët e fundit, sidomos në emisionin "New Folders", ku edhe kishte rrëfyer historinë e jetës së tij dhe veprimtarisë agjenturore, por edhe kishte shprehur zemërimin për harrimin që I kishte bërë Greqia, jetës dhe veprimtarisë së tij.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com