Vdes foshnja 4 muajshe/ QSUT: Vuante nga fruthi dhe infeksionet e mushkërive, u trajtua për 10 ditë

TIRANË - Një foshnjë 4 muajshe nga Durrësi ka humbur jetën jetën në QSUT në Tiranë. Report Tv mëson se foshnja ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga fruthi. Foshnja ka qenë e shtruar për dy javë në reanimacionin e pediatrisë. Mjekët janë shprehur se foshnja nuk ka mundur të mbijetojë pasi gjendja shëndetësore është rënduar orët e fundit, edhe pse ka qenë në terapi intensive për disa ditë me radhë.  Nga simptomat fillestare të fruthit, kryesisht me temperatura e lartë, foshnja ka kaluar në bronko-pneumoni, duke i shkaktuar edhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes. Favorizuese për mjekët nuk ka qenë as vaksinimi antifruth pasi sipas protokollit mjekësor, foshnja duhet të ketë kaluar 12 muaj përpara se të bëjë këtë vaksinë.

Por pikëpyetjet e ngritura nga mjekët është edhe fakti nëse nëna ka qenë e vaksinuar kundër fruthit, atëherë ajo krijon antitrupa, të cilët shërbejnë si mbrojtëse për fëmijën deri në moshën e vaksinimit. Nëse analizat përfundimtare të ISHP-së do të konfirmojnë vdekjen nga fruthi, atëherë propabiliteti që nëna të ketë qenë e pavaksinuar është i lartë. Vendi është një situatë fruthi por ky është rasti i parë me pasoja fatale këtë vit.

Ndërkohë që QSUT ka reaguar përmes një deklarate për mediat, ku bën me dije se foshnja 4-muashe është trajtuar për 10 ditë nga ekipi i stafit për komplikacionet e fruthit dhe ftohjes. QSUT sqaron se mosha e foshnjës nuk lejon që të bëhet vaksina e fruthit, dhe shton se foshnja ka vuajtur edhe nga infeksionet e mushkërive.

Deklarata e plotë:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se fëmija me inicialet A. A me moshë 4 muaj, që ka humbur jetën pranë shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale. 
Fëmija ishte vetëm 4 muajshe, moshë në të cilën sipas Kalendarit të Vaksinimit nuk aplikohet vaksina e fruthit. Përveç kësaj, megjithë moshën e vogël, foshnja ka vuajtur nga infeksione të përsëritura të mushkërive, për të cilat është trajtuar disa herë. Kjo ka bërë që kjo foshnje të pësojë një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, pneumoninë.
Gjatë 10 ditëve të qëndrimit të Terapinë Intensive të Pediatrisë, fëmijës i janë bërë të gjitha protokollet mjekësore bashkëkohore si dhe është asistuar me frymëmarrje të drejtuar, por megjithë përpjekjet e ekipit reanimator mjekë infermierë, ishte e pamundur që foshnja të mbijetonte.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja