Kompozitor, dirigjent dhe pianist, Giorgio Gaslini, pionier i xhazit modern italian, vdiq sot në moshën 84-vjeçare. I lindur në Milano më 22 tetor 1929, Gaslini ishte një nga muzikantët më origjinalë në skenën evropiane të xhazit. Në Itali ai ka luajtur një rol themelor në popullarizimin emuzikës afro-amerikane. Kurset e tij të xhazit, të mbajtura fillimisht në Santa Cecilia në Romë, në fillim të viteve '70 dhe në Milano disa vite më pas, hapën rrugën për mësimin e një zhanri që deri atëhere ishte konsideruar elitë e konservatorëve të muzikës. Ndërkohë, në vitet '70 dhe '80 muzika e Gaslinit shërbeu si provë për talentet si saksofonisti Massimo Urbani (1957-1993). Gaslini dha mbi 4 000 koncerte. Ai është edhe autor i kolonës zanore të filmit të njohur "La Notte" të Michelangelo Antonionit./ATSH/
/Shqiptarja.com












