/ATSH-AFP/ - Shkrimtari turk, Yasar Kemal, një prej më të njohurve të letërsisë turke, përkthyer në mbarë botën, vdiq sot në një spital të Stambollit në moshën 92-vjeçare, njoftoi media turke.
"I shtruar në spital që prej muajit janar, Kemal vdiq prej komplikacioneve të ndodhura pas një infeksioni pulmonar dhe aritmie kardiake", theksuan mjekët, cituar nga agjncia shtetërore e lajmeve Anatolie.
Lindur në vitin 1923 në Osmaniye, në jug të Turqisë, ai pati sukses që me romanin e tij të parë "Mehmeti i hollë", shkruar në vitin 1955, i cili që prej asaj kohe është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë dhe u vendos menjëherë në skenën e letërsisë ndërkombëtare.
Yasar Kemal fitoi shumë çmime dhe emri i tij shpesh është përmendur për t'u bërë shkrimtari i parë turk që fiton çmimin Nobel për letërsinë, një çmim që do t'i jepej më në fund në vitin 2006, Orhan Pamuk.
"Trishtimi është i madh në zemrat tona. Turqia dhe njërëzimi kanë humbur një shpirt të madh", theksoi sot ministri i Kulturës, Omer Celik, në rrjetin social Twitter.

LAJMET MË TË VLERËSUARA