Vdes gruaja, bashkëshorti humbi
kontrollin e makinës nga shpejtësia

SHKODER - Një 68-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi bashkëshorti i saj humbi drejtimin e makinës si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor. Aksidenti u shënua mesnatën e së martës në segmentin rrugor Bushat- Vau i Dejës, në fshatin Kosmaç, ndërsa çifti i bashkëshortëve ktheheshin në shtëpi pas një darke tek të afërmit e tyre.

Automjet tip Peugeot me targë AA 486 KR që drejtohej nga B.Selimi 70-vjeç nga Kosmaçi i Komunës Bushat ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe e mjetit duke përfunduar në oborrin e një shtëpie anë rrugës.

Për pasojë përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme bashkëshortes së tij, 68-vjeçares N. Selimi.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe në momentin kur është futur në urën e Kosmaçit ka humbur kontrollin duke u përplasur për derën e murit rrethues te një shtëpie ngjitur me rrugën.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 70- vjeçarit i cili sipas të dhënave është shoqëruar në komisariatin e Policisë Shkodër.

shkoder


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin