Vdes modelja italiane, ish-Missi
humbet betejën me sëmundjen

Vdes modelja italiane, ish-Missi<br />humbet betejën me sëmundjen
Modelja italiane, Veronica Sogni, është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare për shkak të një një tumori në gjoks, me të cilin po luftonte që prej dhjetorit të vitit 2012.
 
Lajmin e ka dhënë e para, faqja e internetit të konkursit "Miss Italia", në të cilin 28-vjeçarja kishte marrë pjesë në vitin 2009 dhe kishte arritur të ishte një prej finalisteve.
 
"Një engjëll, me flok të shkurtra, plot me ëndrra ashtu si ishte edhe mbiemri i saj, fluturoi sot në qiell", shkuhej në faqen e internetit të "Miss Italia".
 
misi

Sogni lindi në Milano në vitin 1988, por edhe pse u diplomua në një lice shkencor, ajo kurrë nuk e humbi pasioin e veçantë për këngën dhe interpretimin.
 
Pas pjesmarrjes në "Miss Italia", ku ajo fitoi çmimin "Miss Sasch, modele e së ardhmes", mori pjesë në emisionin "Soliti ignoti" në "Rai 1". Ndërkohë në mes të betejës së saj me sëmundjen e rëndë, modelja do të merrte pjesë në spektaklin e zbulimit të talenteve, "X Factor".
 
Me synimi për të realizuar ëndrrën e saj muzikore, ajo do të merrte pjesë edhe në edicionin e  vitit 2015 të "X Factor" në të cilin nuk arriti të kualifikohej.
 
Por edhe pas diagnostikimit dhe fillimi të kimioterapive të cilat i shkaktuan rënien e flokëve, modelja 28-vjeçare nuk e humbi kurrë humorin e saj duke thënë se "tashmë do të dukej si një luftëtare masai".
 
misi sogni

Ndërkohë sëmundja nuk e ka ndaluar atë të vazhdonte punën e saj edhe në fushën e modës, ku mori pjesë në fushatën e Trussardibrera.
 
Por edhe pse modelja luftoi më shumë se katër vite kundër sëmundjes, ajo kishte arritur të shpërndahej edhe në mëlçi.
 
"Kur mjekët më thanë për metastazat, jam ndjer edhe më keq sepse mendoja se më në fund do të isha më mirë. Disa vite më parë shumë do të më jepnin vetëm 6 muaj kohë për të jetuar por tashmë nuk më kështu", ishte shprehur ajo gjatë një interviste.

[gallery]21478[/gallery]
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë