LOS ANXHELOS- Ndërroj jetë në moshën 54 vjeçare aktori Majkëll Klark Dunkan, më së shumti i njohur për rolin e të dënuarit me vdekje në filmin "The Green Mile". Dunkan vdiq mbrëmë në një spital në Los Anxhelos ndërsa gjendja e tij u përkeqësua pas një ataku në zemër që pësoi në korrik. Ndërsa zyrtarisht ende nuk ka detaje për shkaqet e vdekjes dihet se në 13 korrik pas atakut ai u shtrua menjëherë në spital.
Në vitin 1999, Dunkan ishte nominuar për çmimin Oskar për rolin më të mirë mbështetës në filmin "The Green Mile", por ka luajtur edhe role në filmat e aksionit dhe në filmat e animuar, siç janë “Armagedon”, “Kung Fu Panda”, Daredevil" apo "Sin City".
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com