TIRANE - Vëllai i presidentit të klubit të futbollit “Tirana”, ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor të ndodhur mesditë e kësaj të premteje në Tujan, në Dajt.
 
52-vjeçari Agron Halili humbi kontrollin e makinës tip Range Rover duke përfunduar në humnerë.
 
A1 Report mëson përmes burimeve nga policia, se 52-vjeçari, vëllai i presidentit Refik Halili, udhëtonte i vetëm në makinë dhe se ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës.
 
Për të nxjerrë trupin e tij nga makina është dashur ekskavatori për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte marrë makina dhe mbulimit nga gurët shkëmborë që karakterizojnë zonën.
 
Policia Rrugore sqaroi se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Komuna Dajt-Tiranë në zonën e njohur si Tujan, teksa Agron Halili kthehej drejt Tiranës. Hetimet për ngjarjen kanë nisur, ndërsa shkak paraprak i aksidentit dyshohen kushtet e këqija atmosferike, që kanë nxjerr nga rruga dhe mjetin me të cilin udhëtonte i vetëm Halili.

A1 Report sjell fotot nga aksidenti i rende ku humbi jeten Halili
agron halili
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)