Vdes në ekzil ish-presidenti diktator i Tunizisë

Vdes në ekzil ish-presidenti diktator i Tunizisë

Ish-presidenti tunizian i rrëzuar, Zine El Abidine Ben Ali, është ndarë nga jeta në në Jeddah, në Arabinë Saudite. Ish diktatori i Tunizisë ka vdekur në moshën 83 vjeçare, një klinikë të spitalit ku po qëndronte prej 12 shtatorit.

Lajmin e ka konfirmuar Avokati i tij Mounir Ben Salha. Po ashtu edhe vajza e tij ka konfirmuar lajmin duke thënë se i ati humbi betejën pas shumë vitesh trajtim të kancerit.

Zine el-Abidine Ben Ali drejtoi vendin për 23 vjet por mori kritika të gjera për shtypjen e lirive politike dhe korrupsionit. Në vitin 2011, u detyrua të jepte dorëheqjen pas protestave masive në rrugë ku u vranë shumë persona.

Në vitin 2012, ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e protestuesve në revolucion në vitin 2011.  Pasi la detyrën, ish-presidenti u nis drejt Arabisë Saudite, ku edhe ndërroi jetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë