ITALI - Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare këngëtari i famshëm italian Giuseppe Mango. Mango ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës pasi pësoi një atak kardiak ndërsa performonte një nga këngët e tij më të njohura “Oro”, në një koncert në 'Pala Ercole' në provincën Matera.
Këngëtari, i cili më 6 nëntor sapo kishte mbushur 60-vjeç, është transportuar në spital, por nuk ka mundur të marrë ndihmën e parë pasi mbërriti i pajetë.
Mediat italiane bëjnë të ditur se fansat e tij janë drejtuar menjëherë në spital për t’i qëndruar pranë këngëtarit italian me shpresën se do të mund “t’ia hidhte vdekjes”, ndërsa në rrjetet sociale shumë prej dashamirësve të tij kanë shprehur keqardhjen duke kujtuar edhe këngët e tij më të njohura.
Mango, i njohur për të gjithë publikun me mbiemrin të cilin e kishte shndërruar në emrin e tij skenik, ishte mjaft i pëlqyer edhe për publikun shqiptar. Madje rreth 10 vite më parë këngëtari italian ka ardhur në Shqipëri dhe ka performuar në një koncert Live në Tiranë për të gjithë fansat e tij.
Disa nga këngët që i kanë dhuruar famë Mangos janë “La Rondine”, “Oro”, “Amore per te”, “Lei verrà”, "Bella d'estate” etj.
Ndër sukseset e shumta Mango rendit edhe çmimin e kritikës të fituar në festivalin e “Sanremos” në vitin 1985. Shumë nga këngët e tij janë risjellë nga emra të mëdhenj të muzikës italiane si Mina, Mia Martini, Patty Pravo, Mietta etj.
Video/ Kenga "La Rondine", mjaft e njohur edhe per fansat shqiptare
Albumet e këngëtarit Mango:La mia ragazza è un grande caldo (1976)
Arlecchino (1979)
È pericoloso sporgersi (1982)
Australia (1985)
Odissea (1986)
Adesso (1987)
Inseguendo l'aquila (1988)
Sirtaki (1990)
Come l'acqua (1992)
Mango (album) (1994)
Dove vai (1995)
Credo (1997)
Credo ristampa (1998)
Visto così (1999)
Disincanto (2002)
Ti porto in Africa (2004)
Ti amo così (2005)
L'albero delle fate (2007)
Acchiappanuvole (2008) ( Ita: platinum )
Gli amori son finestre. Live (2009)
La Terra Degli Aquiloni (2011)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37%
-
Më keq
44.5%
-
Njësoj
18.5%
Vota total: 1172
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media britanike ‘The Sun’: Armët e kapura për në Angli, trafikoheshin nga një grup në Tropojë me lidhje në Londër
3 Gusht, 11:58
-
Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria thyen heshtjen zgjedhore në Himarë, vazhdon fushatën në ‘Facebook’ edhe sot
3 Gusht, 11:43
-
Aplikimet në universitet, maturantët afat edhe nesër për të aplikuar! Rrjeti akademik: Deri më tani 15 mijë kërkesa, kryesojnë informatika dhe mjekësia
3 Gusht, 11:39
-
Maliq/ Vendosnin baste sportive online, 3 në pranga, 2 në hetim! Sekuestrohen 5 celularë
3 Gusht, 11:29
-
Paris 2024/ Atleti shqiptar Franko Burraj kualifikohet në raundin e parë, përfundon garën e 100 metrave i 2-ti! Vendos rekord personal
3 Gusht, 11:08
-
Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë nga shpërbërja e Jugosllavisë deri sot
3 Gusht, 11:08
-
VIDEOLAJM/ Pamje mahnitëse nga kriporet e Nartës në Vlorë
3 Gusht, 10:56
-
Lushnjë/ Tentoi të vriste me thikë një person, në pranga 49 vjeçari (EMRI)
3 Gusht, 10:42
-
Durrës/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturina, por rrezikoi banesat, në pranga 48-vjeçari
3 Gusht, 10:29
-
Lejoi ndërtimet pa leje, kryeinspektori i Bashkisë së Divjakës dënohet me 1 vit burg
3 Gusht, 10:20
-
Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari
3 Gusht, 10:07
-
Sot heshtje zgjedhore, nesër zgjedhjet në Himarë! 15 muaj betejë për kryetarin e ri! 23 mijë qytetarë zgjedhin mes Vangjel Tavos e Petro Gjikurisë
3 Gusht, 10:05