TIRANË - Ndërron jetë si pasojë e një goditjeje cerebrale i forti i Fierit, Mile Çami, i cili është dënuar sepse akuzohet për masakrimin e nënës së Lul Cakës.
 
Çami është dërguar mbrëmjen e djeshme me urgjencë nga burgu i Peqinit ku edhe vuante dënimin, drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” por ai nuk ka mundur të mbijetojë.
 
Deri në këto moment vdekja është klasifikuar natyrale, ndërsa një grup hetimorë është duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
 
Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje nga hemoragjia cerebrale.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)