Vdes në stol 87-vjeçarja e nxjerrë nga
shtëpia, Totozani akuza Berishës

Vdes në stol 87-vjeçarja e nxjerrë nga<br />shtëpia, Totozani akuza Berishës
TIRANË – Avokati i Popullit e ka dënuar rëndë sot, Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria “Berisha” për nxjerrjen e qytetarëve nga godinat e ish-pronarëve për njëanshmërinë e tij, për mungesën e balancës së vlerave, për plagët e rënda që është duke shkaktuar në shoqëri.
 
Nisur nga vdekja në stolin e rrethuar me kartona të një të moshuare në qytetin e Durrësit dje, nxjerrë nga shtëpia pikërisht për shkak të këtij akti,  Avokati i Popullit ka reaguar sot për 87-vjeçaren që vdiq “në kushte aspak dinjitoze dhe të mjerueshme, e detyruar të kalonte ditët e fundit të jetës së saj në rrugë, pasi nuk mundi që edhe në këto ditë të kishte një banesë të sajën.”
 
Nëpërmjet një deklaratë, Avokati i Popullit shprehet se «ka qenë vazhdimisht i preokupuar dhe i vëmendshëm për të parandaluar hyrjen në fuqi të një akti të tille normativ,  që ngjalli shumë debate dhe që po sjell dita-ditës pasoja të rënda.
 
E kemi theksuar që në krye të herës se jemi tërësisht për respektimin e së drejtës së pronësisë, por në nje shtet social duhet të respektohet edhe e drejta e githkujt për të pasur një familje, një strehë.
 
Pikërisht kjo balancë vlerash nuk është respektuar me nxjerrjen e Aktit Normativ, fakt që është evidentuar dhe kërkuar me forcë nga ana e Avokatit të Popullit, që në momentet e para, duke i kërkuar Kuvendit të Shqipërisë, mosmiratimin e tij.
 
Zgjidhja që do t’i sugjerohet Qeverisë aktuale, do të jetë ajo që konsisiton në garancinë e shtetit për përfitimin e kredisë nga ana e ish-qiramarrësve në banesa ish-pronaresh apo levrimi sa më i shpejtë i fondeve për ndërtimin e banesave sociale për këtë kategori nga ana e pushtetit vendor," - thuhet ën fund të deklaratës.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?