FIER - Krimi brenda familjes shënon viktimën e tij të radhës në Levan të Fierit. Një 19-vjeçare me inicialet F.SH., nënë e dy fëmijëve të vegjël është dhunuar fizikisht në oborrin e shtëpisë nga bashkëshorti i saj 22 vjeç, Thoma Hajdini.
Në dhunë e sipër Hajdini e ka shtyrë bashkëshorten e tij dhe kjo e fundit ka përplasur kokën në tokë.
Kjo ka rezultuar fatale për të renë, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra në kokë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës, ndërsa kur trupi i viktimës ka shkuar në morg dhe është zbuluar se vdekja ka ardhur si pasojë e hematomave në kokë, policia ka arrestuar bashkëshortin.
Trupi i pajetë i viktimës është marrë nga të afërmit e saj në Gjirokastër, ndërsa autori po pyetet në polici për rrethanat e plota të ngjarjes.
Mësohet se çifti ndonëse jetonte në kushte të vështira ekonomike nuk kishte pasur konflikte.
Në banesë ndodheshin dy fëmijët e mitur të çiftit në kohën kur ka ndodhur krimi.
Dy të rinjtë mblidhnin bime mjekësore në pyjet e zonës për të siguruar të ardhura ekonomike.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO