‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë

‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë

Lulzim Basha

TIRANE-  Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar pas përhapjes së një lajmi të rremë në rrjetet sociale, ku pretendohej për një aksident automobilistik me pasoja fatale për të.

Përmes një postimi ditën e sotme në rrjetet sociale, Basha shkruan se këto lajme të rreme përhapen nga ata të cilët duan të shkatërrojnë vendin.

‘Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t'i lejojmë’, shkruan ai.

Pak ditë më parë Report Tv dhe Shqiptarja.com mësoi se Lulzim Basha ka ‘blerë’ përkohësisht Partinë Konservatore për të garuar në zgjedhjet e 11 majit. Report Tv ka siguruar dokumentin që Basha ka dorëzuar zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës me kërkesën për ndryshimin e emrit të Partisë Konservatore në emrin ‘Koalicioni Euro-Atlantik’.

Në dokument, thuhet se Konservatorët e kanë mbledhur Kongresin më 7/10/2024 dhe kanë vendosur t’ia japin partinë Bashës. Kërkesa në Gjykatën e Tiranës është depozituar më datë 14 janar 2025.  Gjykata e Tiranës ende nuk ka reflektuar ndryshimet në regjistrin e partive politike, pasi kërkesa ende nuk është marrë në shqyrtim. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:38
REPLIKAT/ Lajmi i rremë për ndarjen nga jeta të Lulzim Bashës, Rama ironi: Mos e prish gjumin, ty të marrin të keqen! I përgjigjet ish-kreu i PD

TIRANË- Një lajm fake që qarkulloi në media se Lulzim Basha ‘ndërroi jetë në një aksident’ është bërë ‘shtysë’ për replika mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, në një postim në Instagram, teksa ka ndarë reagimin e Bashës për këtë lajm, i shkruan me ironi “Mos e prish gjumin për kaq gjë ty të marrin të keqen”. Ndërsa krahas postimit ka vendosur edhe një emoji me zemër të kuqe.

Por, nuk mungoi përgjigja e Bashës, i cili shkruan se për kryeministrin kush nuk vjedh, fle gjumë.

“E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, "pas shpine", me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje”, shkruan Basha.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq