Vdes pas stërvitjes kampioni i botës
në not, Aleksandër Dale Oen

Vdes pas stërvitjes kampioni i botës <br />në not, Aleksandër Dale Oen
Kampioni i botës në not, norvegjezi Aleksandër Dale Oen, ka humbur jetën pas një seance stërvitore në Ariozona të SHBA. 26 vjecari u gjet i rrëzuar në dush mbrëmjen e djeshme, pas një seance stërvitore. Ekipet mjekësore mbërritën mënjeherë për ta asistuar, por ishte tepër vonë për ta mbajtur në jetë të riun norvegjez. Sipas mjekëve i riu kishte pësuar një atak kardiak.

"Ne jemi të gjithë te tronditur, mendimet tona shkojnë së pari te familja e Aleksandrit, e cila humbi para kohe djalin e saj”.- tha Petter Loevberg, trajner i 26 vjecarit .

Një vit më parë Dale Oen fitoi medaljen e artë në 100 m në atilin “bretkosë” në Kampionatin Botëror të notit që u zhvillua në Shangai, kurse në Lojrat e fundit Olimpike në Pekin fitoi medaljen e argjendtë.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi nis protestën me molotov drejt bashkisë së Tiranës

Rithemelimi nis protestën me molotov drejt bashkisë së Tiranës