POGRADEC –Një punëtor i ri në moshë humbi jetën mesditën e sotme ndërsa dy të tjerë u plagosën, pasi u zunë poshtë nga një pjesë e ndërtesës pa leje që po shembnin.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Pogradecit, ndërsa punëtorët po shembnin katin e tretë të lokalit “Leon”. Viktimë mbeti 23-vjeçari Erland Shkira nga fshati Lin i Pogradecit, ndërsa u plagosën Vangjel Tavo 41 vjeç nga Pogradeci dhe 43-vjeçari Astrit Koruni nga Prenjasi.

Objekti në fjalë ishte në listën e ndërtimeve të paligjshme që Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur të shembë në aksin Lin-Pogradec.
Inspektorët e INUK i kishin lënë pronarit të godinës disa ditë kohë për të shembur vetë shtesën që kishin ndërtuar pa leje. Kjo ishte arritur me marrëveshje mes palëve, për të mos dëmtuar pjesën tjetër të objektit.
Kështu mesditën e kësaj të hëne, tre punëtorë nisën të shembnin katin e tretë pa leje, por gjatë punimeve aksidentalisht është shembur soleta e një pjese të ndërtesës duke zënë poshtë 3 punëtorët dhe duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 23-vjeçarit.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe arrestoi pronarin e lokalit Ardian Çela, 44 vjeç.
Aksioni i INUK prej disa ditësh po vepron në Pogradec, sidomos në zonën e Liqenit për të pastruar bregun e tij nga ndërtimet pa leje duke u konfliktuar shpesh herë edhe me banorët e zonës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

VIDEO