TIRANE - Një punonjës ka rënë në tension në ambjentet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Sipas policisë viktima është Jake Lamçe dhe ka qenë duke ndërhyrë për riparimin e një defekti elektrik. 

Sipas të njëjtit burim edhe pse është tentuar për t’i dhënë ndihmën e nevojshme 58-vjeçarit, nuk ka qenë e mundur të bëhej asgjë për ta mbajtur në jetë, pasi kishte pësuar vdekjen e menjëhershme. 

Trupi i pajetë i 58-vjeçarit është dërguar në morgun e Tiranës për t’ju nënshtruar ekspertizave mjeko-ligjore.

Burimet policore thanë se nga veprimet paraprake hetimore ngjarja është klasifikuar si aksidentale gjatë ndërhyrjes për të riparuar dëmtimin e rrjetit elektrik.