Vdes Ray Manzarek shpirti
i legjendarëve “The Doors”

Vdes Ray Manzarek shpirti<br />i legjendarëve “The Doors”
TIRANE - I konsideruar si arkitekti i Doors-ave, Ray Manzarek, tastierist i grupit të Jim Morrisonit, vdiq në Gjermani nëmoshën 74-vjeçare. Ky muzikant, që themeloi një ndër grupet më të famëshme të historisë së rrokut, vdiq pas një lufte të gjatë me kancerin.

Lindur në Chicago më 12 shtator 1939, Manzareku vlerësohet si shtylla dhe mendja e grupit amerikan që shkroi një nga faqet më të rëndësishme të rrokut psikodelik të viteve Gjashtëdhjetë e Shtatëdhjetë.

Takimi i tij me Morrisonin ndodhi krejt rastësisht, në periudhën e universitetit, në Venice Beach të Kalifornisë, vend-takim i rinisë hippy të asaj kohe. Pianisti do deklaronte më pas se ai kish mbetur pa fjalë nga disa poezi të Morrisonit, mes cilave edhe një bocet i Moonlight Drive. Më pas, të dy, vendosën të rekrutonin si kitarist Robbie Krieger dhe në bateri John Densmore, duke formuar kësisoj bandën që do të merrte emrin The Doors.

“Krieger sillte kitarrat flamengo, unë ca muzikë klasike me pak blues e jazz, e natyrisht edhe John Densmore i cili e kishte jazz-in në gjak. Jimi sillte poezinë e beat generation dhe atë të simbolizmit francez, dhe ky ishte harxhi prej së cilit lindën Doors-at, aty në të perënduar të diellit në bregun e Oqeanit Paqësor, në skajin e mbramë të botës së qytetëruar”; kështu deklaronte 13 vjet më parë Manzarek në një intervistë, dhënë radios publike amerikane, Npr. E që nga ai perëndim dielli i vitit 1965, Doors-at shitën diçka më shumë se 100 milion albume dhe fituan plot 5 disqe platini.

Pas vdekjes së ikonës së grupit, Jim Morrisonit më 1971, trashëgiminë e Doors-ave e përmblodhi vetë Manzareku, i cili nuk hoqi kurrë dorë së luajturi dhe së bëri muzikë. Dhe sapo miku dhe kolegu i tij Krieger mësoi lajmin mbi vdekjen e Manzarekut, e bëri me dije trishtimin e thellë që e kish kapluar: “Ndjehem i privilegjuar që kam qenë në gjendje të luaja këngët e Doors-ave për mëse një dekadë. Ray ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe do më mungojë”.

Manzarek tregonte me kënaqësi se si ai me Jim Morrisonin kishin sfiduar producentin Ed Sallivan që u kish kërkuar të mos e përdornin në koncert fjalën ‘higher’ (bërë dru nga droga), në këngën e tyre të famëshme Light MyFire, me sugjerimin e përdorimit të fjalëve me rimë të ngjashme si wire (kavo) ose flyer (fletëpalosje). Në fakt ai dhe Morrisoni përpara koncertit të bujshëm të 1969-ës, pas kuintave, i qenë përgjigjur: “Pa merak zotëri, si të doni!”, por më pas e kishin përdorur fjalën e ndaluar, pa i ndryshuar asnjë presje tekstit. “Sallivan u tërbua aq shumë sa nuk na e dha as dorën në përfundim të shfaqjes”.

Veç së qenurit mur mbajtës i korpusit sonor të Doors-ave, Manzarekut i njihet edhe merita e zbulimit të talenteve të ndryshme muzikore (pas asaj të Morrisonit). Atij i dedikohet lindja e grupit punk X dhe zbulimi i shumë artistëve të panoramës muzikore amerikane të viteve të fundit. “Doors qenë tingëllima e Los Angeles - ka twittuar Slash, legjenda tjetër e rrokut – pushofsh në paqë Ray, tani fjalët e kanë humbur kuptimin”.

Përktheu nga Messagero, Artan SHKRELI
(Në foto Ray Manzarek në një nga koncertet e viteve të fundit në Milano)

Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024