Reperi kosovar, Gëzim Hajdini, i nohur si B52, ka ndërruar jetë këtë të dielë në New York. B52 kishte emigruar nga Prishtina në New York. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar faqja e grupit TBA, pjesë e së cilës kishte qenë edhe vetë reperi. Sipas Prive, ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi pësoi sulm në zemër.

Shpirti në paqe nga TBA Staf. Këngët e tua kanë me mbet kujtim!

Faqja e TBA