Vdiq si pasojë e një aksidenti në punë, del fotoja e 50-vjeçarit! Ishte vëllai i 74-vjeçares që ndërroi jetë gjatë një pelegrinazhi pak kohë më parë

Vdiq si pasojë e një aksidenti në punë, del fotoja e 50-vjeçarit! Ishte vëllai i 74-vjeçares që ndërroi jetë gjatë një pelegrinazhi pak kohë më parë

Ndue Gjini

Ky është Ndue Gjinaj i cili humbi jetën një ditë me parë gjate punës në fabrikën e miellit në pronësi të tij në fshatin Rrilë të Lezhës. 50-vjeçari ra nga një lartësi prej tre metrash dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë, nuk mundi të mbijetojë dhe gjeti vdekjen disa minuta pas ngjarjes në spital. Ndu Gjinaj rezulton të jetë vëllai i 74-vjeçares, Gjela Biba që humbi jetën gjatë nisjes së pelegrinazhit me 14 mars në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Besimtarja po kryente ritualin fetar, duke ndezur qirinj dhe u rrezua e për pasojë gjeti vdekjen ne spital.

Ajo humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit, ndërsa indentifikimi i saj u bë në orët e mbrëmjes pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete.

E moshuara ka qenë pjesë e pelegrinazhit dhe është rrëzuar aksidentalisht duke rënë disa metra më poshtë, në vendin e quajtur shpella e Shna Vlashit, pranë kishës së Shna Ndout.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?