Vebi Kajtazi gazetar i vitit në Kosovë
ndahen dhe 6 çmime të tjera
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ndau mbrëmë çmimet vjetore për gazetarinë në një ceremoni zyrtare që u organizua mbrëmë në Prishtinë. Kajtazi është vlerësuar për punë të frytshme profesionale dhe për temat hulumtuese gazetareske gjatë vitit 2011.
PRISHTINE- Në Kosovë, Vebi Kajtazi, gazetar i Kohës Ditore, është shpallur gazetar i vitit. Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ndau mbrëmë çmimet vjetore për gazetarinë në një ceremoni zyrtare që u organizua mbrëmë në Prishtinë. Kajtazi është vlerësuar për punë të frytshme profesionale dhe për temat hulumtuese gazetareske gjatë vitit 2011.
Juria profesionale ka ndarë çmimet tjera vjetore, në gjashtë kategori. Për rrëfimin televiziv rreth dhunës në familje, çmimi për storien më të mirë televizive iu dha Leonora Aliut nga BIRN, kurse Besnik Krasniqi, gazetar i Kohës Ditore, u shpërblye për historinë më të mirë të botuar në gazetë, për shkrimet hulumtuese rreth abuzimeve në Universitetin e Prishtinës.
Visar Duriqi nga preportr.com fitoi çmimin për historinë më të mirë në portale, kurse Atdhe Mulla, fotoreporter i gazetës Express, u shpërblye për fotografinë më të mirë.
TV Klan Kosova fitoi çmimin për kamerën më të mirë, për një seri xhirimesh televizive gjatë vitit, ndërkaq juria ka ndarë edhe një çmim special për gazetarët e rubrikës së ekonomisë së gazetës Zëri. Këtë vit në konkursin për çmimet vjetore kanë mbërritur gjithsej 95 aplikime.
Juria vlerësuese përbëhej nga Nehat Islami, i cili ishte njëkohësisht kryetar i jurisë, Fatos Bytyçi, gazetar i Reuters-it, Besa Luci, kryredaktore e revistës Kosovo 2.0, Hazir Reka, fotoreporter dhe Imer Mushkolaj, drejtor ekzekutiv i AGPK-s
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5729
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
AMP ndalon tre efektivë! Dy vëllezërit policë rrahën qytetarin në Burrel! Polici në Berat i dehur në makinë bëri aksident
19 Shkurt, 11:20
-
Kartoni i kuq për Bellingham i kushton shumë, pezullohet gjyqtari Montero: Jam izoluar në shtëpi, më sulmuan babanë
19 Shkurt, 11:19
-
ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari për shkelje të rënda disiplinore! 11 ankesa ndaj saj për mosrespektim të afateve proceduriale
19 Shkurt, 11:12
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Si funksiononte rrjeti i drogës në Tiranë, dozat në destinacion me skuter elektrik apo taksi! Disa prej të arrestuarve taksistë, një prej 7 të kërkuarve kapet në Tepelenë
19 Shkurt, 10:48
-
'Arresti në burg' instrument për statistika penale? SPAK i përgjigjet PS-së me shifra: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
19 Shkurt, 10:46
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen seksione të posaçme në Prokurori për hetimin e krimeve elektorale, brenda 10 ditëve
19 Shkurt, 10:34
-
Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë/ Tre të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh, kishin rolin e shpërndarjes së drogës në Romë
19 Shkurt, 10:29
-
Champions League/ Katër skuadra siguruan biletat për më tej, mësohen kundërshtarët e mundshëm të tyre në fazën e 1/8-ave
19 Shkurt, 10:28