Vedat Muriqi dëshirë për fundvit, Diego Simeone 'pikas' sulmuesin dardan

Vedat Muriqi dëshirë për fundvit, Diego Simeone 'pikas' sulmuesin dardan

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi po shkëlqen këtë sezon në La Liga me Mallorcan duke shënuar tetë gola në 12 paraqitje me klubin ishullor. Tanimë sulmuesi i Kosovës është në listën e disa klubeve. Nëse më herët Real Madrid kishte zhvilluar një sondazh për të, El Gol Digital në Spanjë njofton se janë madrilenët e tjerë, ata të Atletico Madrid që kërkojnë me ngulm një sulmues potent në janar dhe emri i Muriqit është në listën e dëshirave.

Trajneri Diego Simeone e pëlqen shumë 28-vjeçarin nga Prizreni dhe nuk do ishte çudi që për shumën e duhur shqiptari të ndërronte skuadër. Me kërkesat në rritje, Mallorca i ka vendosur çmimin prej 38 milionë euro sulmuesit, si një bllokim për mos lëvizur.

Verën e këtij viti Mallorca pagoi 7.7 milionë euro (pa bonuse) te Lazio për ta bërë të vetin sulmuesin deri në 2027. Në listë është edhe Wolves në Premier League, me këta të fundit që e shohin si opsion të dytë Muriqin. Duket se edhe Lazio "fërkon duart" nga një lëvizje e shqiptarit, me klubin e Serie A që ka mbajtur 40 përqind të vlerës së kartonit në rast se Mallorca rishet Muriqin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë