Vedat Muriqi po përjeton një periudhë të artë në Spanjë. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shënoi tre gola në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos, duke e çuar në 46 numrin e golave me fanellën e Mallorcas (fitore 3-2).

Ky realizim e fut 31-vjeçarin në historinë e klubit spanjoll, pasi tashmë ai është golashënuesi i dytë më i mirë i Mallorcas, duke tejkaluar legjendën Juan Arango që kishte ndalur në 45 gola. Para Muriqit mbetet vetëm Samuel Eto’o me 54 gola, objektivi i radhës për “Piratin”.

Arritja e tij u vlerësua edhe nga La Liga, e cila publikoi një urim zyrtar: “Historike. Vedat Muriqi tejkalon Juan Arangon dhe bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas.”

Muriqi ka deklaruar se synon të rrëzojë edhe rekordin e Eto’o dhe nuk mendon largimin nga Mallorca, ku është titullar i padiskutueshëm.

Forma e tij e jashtëzakonshme reflektohet edhe në statistikat evropiane, ku renditet ndër më të mirët për gola në ligat kryesore të kontinentit deri në këtë moment.

Pesë golashënuesit më të mirë në Evropë në pesë ligat kryesore:

1. Harry Kane (20 gola)

2. Erling Haaland (20)

3. Kylian Mbappe (19)

4. Igor Thiago (16)

5. Vedat Muriqi (14)

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj Kastrioti: 17/01/2026 21:57

    Ne pervjerorin e Gjergj Kastriotit ishte nje urim I madh nga legjenda Vedat Muriqi ! Gëzuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 17 Janar, 12:58

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për Kuvend me 100 deputetë?