'Veri Jug' reportazh në Peshkopi! 'Veipi i qershive të Dibrës': Më mirë fermer, se pushtetar

'Veri Jug' vjen me një reportazh realizuar në fshatin Rashna Poje të Dibrës. Në fokus është fermeri Veip Salkurti, i njohur si Veipi i qershive te Dibrës, i cili një vresht rrushi, prej 30 vjetësh, e ka kthyer në një miniplatancion qershish.

Në 7 ha të mbjella me këtë pemë ai pret të marrë sivjet rreth 100 kv qershi. Veipi ka një eksperiencë shumë të mirë edhe nga mbjellja e mollëve, dardhave, boronicave dhe manaferrave.

Ai thotë se problem mbetet çështja e pronave në Dibër, një çështje ende në dosjet e gjykatave, si dhe luhatja e çmimeve në një treg që nuk i respekton prodhuesit shqiptarë.

Pas suksesit si fermer, i pyetur nëse do ta pranonte postin e një zv.ministri Bujqësisë ose të kryeministrit, ai me humor bën prapaktheu dhe thotë se për asnjë motiv nuk do pranonte poste shtetërore, megjithëse ka shumë miq politikanë dhe deputetë në Tiranë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
'Veri Jug'/ Dibra e qershive, mollëve, lajthive

Fermeri Veip Salkurti me fermën e tij në fshatin Rashna Pojë të Dibrës, flet për traditën e dibranëve në mbjelljen e drurëve frutorë qershi, mollë, lajthi, arrorë dhe manaferra.

Vetëm në fshatin Rashna Pojë janë 12 fermerë që kultivojnë drurët e lartpërmendura.

Suksesi në prodhim dhe në treg - i garantuar.

Ora 14:19
'Veri Jug'/ Fermeri nga Dibra: Edhe nëse do më propozonin kryeministër, nuk e lë kurrë fermën

 

Fermeri Veip Salkurti nga Dibra thotë se nëse i vjen një propozim nga qeveria për ta lënë fermën, qershitë dhe mollët, për të marrë një post në Ministrinë e Bujqësisë, ai nuk do ta pranonte kurrë atë, edhe sikur kryeministër ta propozonin.

Jeta e tij, thotë ai në emisionin ‘Veri Jug, është e lidhur me tokën dhe nuk ka motiv më të madh se puna, me të cilën ai mban biznesin dhe familjen e tij.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AGAI: 09/06/2024 04:55

    shtoi veip plantacionet e qershive,,,,kumbullave,,dhe molleve....dhe boronices....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite