Veliaj: 110 mijë studentë u pajisën me Kartën e Studentit, gjatë 2024 u shpërndanë 175 mijë abone falas

Veliaj: 110 mijë studentë u pajisën me Kartën e Studentit, gjatë 2024 u shpërndanë 175 mijë abone falas

Në rrjetin social Facebook të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë postuar foto të studentëve që janë pajisur me Kartën e Studentit. Në total nga viti 2019, Veliaj thotë se 110 mijë studentë u pajisën me Kartën e Studentit.

”Me Kartën e Studentit janë shpërndarë mbi 175 mijë abone transporti falas gjatë vitit 2024, ndërsa më shumë se 1000 studentë janë punësuar part-time në programet Work&Travel dhe në bizneset partnere të kartaestudentit.al.  Tirana është e të gjithëve”,-thuhet në postim.

Karta e Studentit është sukses i padiskutueshëm për Tiranën! Nga viti 2019 me kartë studenti janë pajisur më shumë se 110 mijë studentë, të cilët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara ose falas nga 3430 biznese të sektorit bankar, shëndetësor, të artit, kulturës dhe turizmit, në edukim joformal, kancelari, markete dhe supermarkete, kompani fluturimi, shërbime ligjore dhe psikologji, optika, librari, sport, menca, telefoni mobile e shumë të tjera.

Me Kartën e Studentit janë shpërndarë mbi 175 mijë abone transporti falas gjatë vitit 2024, ndërsa më shumë se 1000 studentë janë punësuar part-time në programet Ëork&Travel dhe në bizneset partnere të kartaestudentit.al.  Tirana është e të gjithëve”, shkruan Veliaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Adoleshenti Jakub Mensik mposht Novak Djokovic dhe fiton ‘Miami Open’

Tenis/ Adoleshenti Jakub Mensik mposht Novak Djokovic dhe fiton ‘Miami Open’